12:26 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria miraton programin për praktikat e punës të profesionistëve të rinj

17:51 | 04/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria miraton programin për praktikat e punës të profesionistëve të rinj

Këshilli i Ministrave miratoi sot programin kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike për profesionistë të rinj, me qëllim përfitimin e përvojës profesionale dhe zhvillimin e aftësive në sistemin administrativ.

Programi synon të përfshijë të rinj nga mosha 21 deri në 29 vjeç, të diplomuar në ciklin e parë ose të dytë të arsimit të lartë, që nuk kanë qenë pjesë e mëparshme e programit dhe që nuk kanë punuar më parë në administratë publike.

Programi përbëhet nga një periudhë praktike 3-mujore dhe një periudhë punësimi 1-vjeçar me kontratë, që njihen si përvojë pune gjatë rekrutimit.

Gjatë praktikës, të rinjtë përfitojnë kompensim financiar prej 500 lekë në ditë dhe trajnim në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA).

Institucionet pjesëmarrëse janë të detyruara të caktojnë persona kontakti dhe mbikëqyrës për praktikantët, ndërsa deri në 250 praktikantë përzgjidhen për punësim kontraktual në administratën shtetërore dhe institucionet publike.

Menaxhimi dhe koordinimi i programit realizohet nga ministria përgjegjëse për rininë, ndërsa Agjencia Kombëtare e Rinisë siguron fondet për kompensimin financiar dhe pagesat për trajnim.

Ky program ka për qëllim integrimin e profesionistëve të rinj në shërbimin civil dhe forcimin e kapaciteteve të administratës publike shqiptare.

Pas

Prokurorja Perlinçeviq: Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi Liridonës i kishin dalur 260 mijë euro nga sigurimi jetësor në Suedi

Para

Kanadaja propozon masa më të rrepta për emigracionin dhe azilin

Para
Kanadaja propozon masa më të rrepta për emigracionin dhe azilin

Kanadaja propozon masa më të rrepta për emigracionin dhe azilin

 



Të Fundit

Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale

Erdogan: Veprimet e Teheranit janë mbrojtje legjitime

“Sulmi ndaj Iranit me “ChatGpt?”/ Izraeli vite të tëra përgatitje, përdori spiunë dhe dronë inteligjentë

Një në katër emigrantë do të largohet nga Gjermania

Përshkallëzohet konflikti Izrael-Iran/ Papa Leo XIV citon Papa Françeskun: Lufta është gjithmonë një disfatë

Tjetër masakër në Gaza, ushtria izraelite vret 59 civilë pranë qendrave humanitare

Jeta vazhdon edhe në luftë/ Nëna sjell në jetë trinjaket në një spital nëntokësor në Iran

Kapet nga Policia Kufitare një shtetas në kërkim për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

U vodhën qytetarëve europianë 15 mln euro përmes mashtrimin e call Center, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.