12:51 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

E bujshme nga Italia/ Donnarumma mund të largohet nga PSG pas fitores së Champions-it, tre gjigantë europianë në garë

20:05 | 04/06/2025
në Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
E bujshme nga Italia/ Donnarumma mund të largohet nga PSG pas fitores së Champions-it, tre gjigantë europianë në garë

Gianluigi Donnarumma sapo ka arritur kulmin e karrierës duke siguruar titullin e Ligës së Kampionëve me Paris Saint-Germain, pas fitores spektakolare 5-0 ndaj Interit.

Portieri italian shkëlqeu përsëri me pritjet e tij të jashtëzakonshme gjatë gjithë turneut, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë botës së futbollit.

Megjithatë, pyetja që ndjek tifozët e PSG-së është nëse Donnarumma do të vazhdojë aventurën e tij në Paris apo do të largohet. Vetë portieri, në një intervistë për Sky Italia, la hapur mundësinë e largimit: “Nuk e di nëse do të qëndroj. Do ta shohim në ditët në vijim – për momentin, jam i fokusuar te kombëtarja,” deklaroi ai.

Kontrata e Donnarummas skadon në vitin 2026 dhe rinovimi duket i vështirë në një fazë ku PSG po ristrukturon skuadrën nën drejtimin e drejtorit sportiv Luis Campos. Klubi po kërkon të fokusohet në marrëveshje më fleksibël, të lidhura me performancën, ndërsa portieri fiton aktualisht rreth 10 milionë euro në vit – një shumë që ai ndjen se nuk përkon me arritjet e tij, veçanërisht pas triumfit në tre trofetë kryesorë.

Nga ana tjetër, interesimi për Donnarumman është i madh. Sipas “Gazzetta dello Sport”, klube të mëdha si Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester United po ndjekin nga afër situatën. Vlera e tij aktuale në treg llogaritet rreth 40 milionë euro.

Kjo nuk është hera e parë që Donnarumma përballet me një situatë të tillë. Në moshë të re, te Milani, ai u gjend mes një dileme të ngjashme: të rinovonte apo të largohej. Edhe pse kritikohesh dhe pati protesta nga tifozët, Donnarumma vendosi të largohej si lojtar i lirë.

Pas

Gjermania dhe Portugalia kërkojnë finalen e madhe, trajneri vendos për Ronaldon. Mësoni formacionet zyrtare

Para

Gjermani/ Deutsche Welle: Numri i incidenteve antisemite po rritet ndjeshëm, 8627 incidente në 2024

Para
Gjermani/ Deutsche Welle: Numri i incidenteve antisemite po rritet ndjeshëm, 8627 incidente në 2024

Gjermani/ Deutsche Welle: Numri i incidenteve antisemite po rritet ndjeshëm, 8627 incidente në 2024

 



Të Fundit

Shiste doza kokaine në qytetin e Vlorës, arrestohet 17-vjeçari

Shtynë djalin 12-vjeçar të pronarit të banesës të grabiste 6 milionë lekë në kasafortë, arrestohen dy autorët! E pëson edhe i mituri

Tjetër ngjarje e rëndë në shkolla! Nxënësi ther për vdekje asistenten në Francë

Sulmi me armë në shkollë në Austri! Shkon në 9 numri i të vdekurve, shumica janë nxënës

Një koli plot me euro, kapet 43 vjeçari në portin e Vlorës

Tentoi të vriste kolegun e tij, kirurgu plastik burgoset për jetë në Angli

SPAK publikon listën me kandidatët për kreun e BKH (Emrat)

Papunësia në Mbretërinë e Bashkuar rritet në nivelin më të lartë katërvjeçar

Autori dyshohet se ka vdekur, ç’dihet deri tani nga masakra në shkollën në Austri

Nuk ndalet masakra në Gaza, Izraeli vret 17 palestinezë, plaçkiten 40 kamionë me ndihma

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.