18:39 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Dështon për herë të 27 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

11:45 | 05/06/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vijon maratona/ Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24-t konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 27-tën herë me radhë kanë dështuar që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe sërish refuzuan, në vazhdimin e seancës konstituive më 4 qershor, që të propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Votimi i fshehtë është propozuar në vazhdimin e seancës konstituive më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në disa votime të hapura dështoi që të merrte 61 vota për t’u zgjedhur në këtë post.

Çështja e votimit të fshehtë po kundërshtohet nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë dhe është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Ato vlerësojnë se mënyra se si LVV-ja po tenton që kryetari i ri i Kuvendit të zgjidhet përmes votës së fshehtë është jokushtetuese, duke kërkuar nga Gjykata që të marrë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”

 

Kjo ishte hera e nëntëmbëdhjetë që deputetët refuzuan votimin e fshehtë për kryeparlametar. Seanca konstituive, që nisi më 15 prill, do të vazhdojë më 7 qershor.

Para nisjes së seancës, avokati Arianit Koci, tha se do të mbyllë dyert e Kuvendit, me qëllim që deputetët të qëndrojnë brenda sallës plenare deri të arrihet një marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit.

Ai pasi ua kërkoi këtë gjë të gjithë deputetëve që hynin në Kuvend, mbylli në mënyrë simbolike dyert e organit ligjvënës duke vendosur një fjongo,

PDK-ja dhe AAK-ja e konsiderojnë Haxhiun figurë përçarëse, duke kërkuar që LVV-ja – fituesja e zgjedhjeve që ka të drejtën ekskluzive të propozojë kandidatin për kryeparlamentar – të ndryshojë emrin.

LVV-ja insiston se Haxhiu e meriton të zgjidhet kryeparlamentare, teksa së voni, kjo parti ka thënë se po pret vendimin e Kushtetueses për këtë çështje.

LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk do të votojë asnjë të propozuar nga LVV-ja për postin e kryeparlamentarit. Për ta konstituuar Kuvendin, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri dhe pesë nënkryetarët, për të cilët nevojiten 61 vota.

Vetëm pas zgjedhjes së tyre, organi ligjvënës konsiderohet i konstituuar, dhe pas kësaj hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Shoqëria civile në Kosovë dhe faktori ndërkombëtar kanë bërë thirrje që Kosova të formojë sa më shpejt institucionet e reja./ REL

Pas

‘Diaspora voton, Taulanti me patronazhistët numëron’, Noka i përgjigjet Ballës: Më thuaj ku shkuan 130 mijë votat?

Para

Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët: Të thellojmë lidhjen me Krijuesin dhe njëri-tjetrin! Zoti udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës

Para
Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët: Të thellojmë lidhjen me Krijuesin dhe njëri-tjetrin! Zoti udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës

Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët: Të thellojmë lidhjen me Krijuesin dhe njëri-tjetrin! Zoti udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës

 



Të Fundit

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës Shqiptare, Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Kujdes, ju vjedhin të dhënat bankare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.