20:16 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ndryshimet në buxhet, 10 mln dollarë për start up-in e Mira Muratit/ Ministri Malaj në Kuvend: Mundësi strategjike për të ardhmen teknologjike të vendit

14:37 | 05/06/2025
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndryshimet në buxhet, 10 mln dollarë për start up-in e Mira Muratit/ Ministri Malaj në Kuvend: Mundësi strategjike për të ardhmen teknologjike të vendit

Ministri i Financave, Petrit Malaj foli në Kuvend për rishikimin e buxhetit të shtetit, ku parashikohen që 10 milionë dollarë të angazhohen për startup-in e Mira Muratit,  ‘Thinking Machine Lab’. Nga foltorja, ministri u shpreh se parashikojnë që potenciali zhvillues i këtij startup-i të jetë më i madh sesa kanë investuar.

Ai tha se deri më tani janë mbledhur 1.7 miliardë fonde, ndërkohë që synimi është që në një të ardhme, vlera të shkojë deri në 50 miliardë. Ky investim, tha ministri, duhet parë si një mundësi strategjike për të ardhmen teknologjike të Shqipërisë, për ta kthyer vendin në një pikë referimi teknologjie në rajon e më gjerë.

“Vlerësojmë se potenciali zhvillues parashikohet të jetë më i madh sesa kemi investuar. Thinking Machine Lab po merr fonde nga investime të ndryshme me objektiv 2 mld dollarë, deri më tani janë siguruar 1.7 mld dollarë dhe pritshmëritë që vlerësimi i kompanisë të jetë 10 mld dollarë, në një të ardhme jo shumë të largët, vlera të shkojë mbi 50 mld. Përfshirja e shtetit në këtë fazë të hershme ofron potencial të konsiderueshëm fitimi veçanërisht në Thinking Machine Labs realizon dalje të suksesshme në bursat ndërkombëtare. Në kontrast me kompanive të tjera të AI në treg, Thinking Machine Labs synon të diferencojë veten duke zhvilluar programe të AI të cilat integrojnë modalitete si tekste, pamje, audio dhe ndërveprimin njerëzor, sisteme që do të shërbejnë si asistent inteligjent jo vetëm për individët por dhe bizneset.

Ministri tha se produktet që do të zhvillohen parashikohet që të implementohen në industri të ndryshme, si shëndetësi, ekonomi, shërbimi për bizneset etj.
Kompania po ndërton fillimisht mbi modelet themelore open source, çka mundëson personalizim, kuptueshmëri, siguri dhe sisteme që janë të afta të ndërveprojnë lehtësisht me njeriun. Me kalimin e kohës, ekipi synon të kalojë në një strukturë unike të modeleve, çka do të sigurojë mbrojtje tek dhe do të krijojë bazë për avantazh konkurrues. Zhvilluesja kryesore Mira Murati konsiderohet si një nga figurat botërorë në ai pasi ka udhëhequr projekte të rëndësishme të Open AI. Ndaj, produktet që do të zhvillohen parashikohet që të implementohen në industri të ndryshme, si shëndetësi, ekonomi, shërbimi për bizneset etj.

Ky investim nuk duhet parë si angazhim financiar por si mundësi strategjike për të ndërtuar një të ardhmen teknologjike të Shqipërisë për ta pozicionuar vendin si pikë referimi për inovacion në rajon e më gjerë dhe për të krijuar një ekonomi më të avancuar të lidhur me tregjet globale të teknologjisë dhe kapitalit.”, tha ministri.

Kompania e Mira Muratit, ku qeveria ka zgjedhur të hyjë aksionere, synon të ofrojë shërbime të reja në fushën e AI të cilat do të mund të përdorën në shëndetësi, ekonomi, arsim apo sektorë të tjerë të industrisë. Dy ditë më parë, Komisioni i Ekonomisë i dha ‘dritën jeshile’ përfshirjes së qeverisë në këtë kompani.

Përmes një akti normativ, në muajin prill, u angazhuan 10 milionë dollarë në startup-in e Mira Muratit ‘Thinking Machine Lab’. Produktet që do të prodhohen nga ky startup do të kenë zbatim në industri, si: shëndetësia, ekonomia, arsimi dhe shërbimet për bizneset

Pas

‘Dhashë dorëheqjen’, trajneri i Serbisë para ndeshjes në Tiranë: Federata nuk e pranoi

Para

Zjarr në një anije mallrash në Alaskë, evakuohen 22 persona

Para
Zjarr në një anije mallrash në Alaskë, evakuohen 22 persona

Zjarr në një anije mallrash në Alaskë, evakuohen 22 persona

 



Të Fundit

Himarë/ Lirohet 27-vjeçari që përplasi me gomone turistin gjerman

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Media: Me përfshirjen e SHBA-ve në luftë, do të merrte pjesë edhe Hezbollahu

Këndi “Ibrahim Rugova” në bibliotekën e Budapestit, Osmani merr pjesë në inaugurim

Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

Përplasjet për zgjedhjet e 11 Majit shpërthejnë në Strasburg: PS dhe PD përballen përpara BE-së mbi Standardet Demokratike dhe integrimin europian

BE-ja pret raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, Brettel: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Shqipëri

Iran sulmon sërish me raketa Izraelin, IDF në alarm dhe popullsia paralajmërohet të strehohet

U dënua nga Gjykata e Sienës për përdhunimin e ish-gruas, arrestohet 50-vjeçari nga Elbasani

Arrestohet në elbasan shqiptari i dënuar në itali për dhunë seksuale ndaj ish-bashkëshortes, në proces ekstradimi drejt sienës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.