11:31 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia e Shtetit thellon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar

15:28 | 05/06/2025
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia e Shtetit thellon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar

Policia e Shtetit shqiptare ka forcuar më tej partneritetet ndërkombëtare në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, trafikut ndërkombëtar dhe kërcënimeve të tjera globale ndaj sigurisë publike. Kjo u bë e ditur gjatë pjesëmarrjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, në Konferencën e 52-të Rajonale të INTERPOL-it, e zhvilluar në Athinë.

Gjatë konferencës, Proda zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me drejtues të lartë të agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare, ku theksoi vendosmërinë e institucionit që ai drejton për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët globalë në luftën kundër krimit.

Takimin e parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e zhvilloi me Presidentin e INTERPOL-it, Gjeneral Major Ahmed Naser Al-Raisi, i cili vlerësoi seriozitetin dhe profesionalizmin e Policisë shqiptare. “Vendosmëria që tregoni për të bashkëpunuar me partnerët ka krijuar një klimë besimi gjithnjë e në rritje për Policinë e Shtetit. INTERPOL do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë,” u shpreh Al-Raisi.

Nga ana e tij, Drejtori Proda falënderoi Presidentin e INTERPOL-it për mbështetjen, veçanërisht në rastet e kapjes dhe ekstradimit të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. “Ju siguroj për përkushtimin tim personal dhe të Policisë së Shtetit për të forcuar më tej këtë bashkëpunim dhe për të qenë një partner i besueshëm në luftën ndaj krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar,” u shpreh ai.

Gjatë punimeve të konferencës, Proda zhvilloi gjithashtu takime me Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, z. Valdecy Urquiza, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare Greke, Gjeneral Lejtnant Dimitrios Mallios, Menaxherin e Projektit EU4FAST WB, z. Antonio Montanaro, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të sigurisë publike ndërkombëtare.

Në të gjitha takimet, u nënvizuan prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit, ndër to:

Lufta kundër krimit të organizuar dhe ndërkufitar;

Parandalimi dhe goditja e krimit kibernetik;

Lufta ndaj trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, me fokus të veçantë ndaj rrugëve nga Amerika Latine;

Kapja dhe ekstradimi i personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar;

Thellimi i bashkëpunimit për formimin dhe shkëmbimin e ekspertizës;

Rritja e kapaciteteve logjistike dhe profesionale të Policisë së Shtetit.

Drejtori Proda përmbylli angazhimet e tij në Konferencë me mesazhin se “krimi i organizuar është një sfidë globale që kërkon bashkëpunim të gjithanshëm ndërkombëtar. Policia e Shtetit është e përgatitur dhe e gatshme të kontribuojë fuqishëm në çdo front të këtij bashkëpunimi për një siguri të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.”

Pas

Pranoi fajësinë, Gjykata në Kosovë dënon Vllajiç me 5 vite burg për spiunazh

Para

Veprim i papritur nga Argjentina, kampionët e Botës do të zhvillojnë një miqësore me… Rusinë

Para
Veprim i papritur nga Argjentina, kampionët e Botës do të zhvillojnë një miqësore me… Rusinë

Veprim i papritur nga Argjentina, kampionët e Botës do të zhvillojnë një miqësore me… Rusinë

 



Të Fundit

Kapet nga Policia Kufitare një shtetas në kërkim për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

U vodhën qytetarëve europianë 15 mln euro përmes mashtrimin e call Center, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domim

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme e Kinës: Janë evakuuar 791 qytetarë nga Irani dhe Izraeli

Shirat dhe stuhitë godasin Indinë, 18 viktima dhe dhjetëra persona të bllokuar nga përmbytjet

Armë zjarri, mbi 2200 fishekë dhe granata/ Gjendet arsenal armësh në një banesë në Vlorë, ishin fshehur në…

Prezantohet ‘EU4Migration’, Gonzato: Emigracioni, përgjegjësi e përbashkët! Projekti mbështet përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit

Sulmi rus në Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave, 21 të vdekur dhe 120 të plagosur

Sulmet iraniane gjatë natës mbi Izrael, asnjë viktimë (Detajet)

“I dha karamele dhe e preku në vende intime ”/ Arrestohet 59-vjeçari në Maliq, ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.