19:01 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjykata e BE: Projektligji i Hungarisë kundër LGBTQ+ shkel të drejtat themelore

16:51 | 05/06/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata e BE: Projektligji i Hungarisë kundër LGBTQ+ shkel të drejtat themelore

Ligji i miratuar nga qeveria hungareze në vitin 2021, i cili ndalon përmbajtjet që lidhen me personat LGBTQ+ në shkolla dhe në media gjatë orarit të transmetimit për publikun e gjerë, përbën një shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe të lirisë së shprehjes. Ky është përfundimi i opinionit ligjor të Avokates së Përgjithshme të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED), Tamara Ćapeta.

Ligji, i paraqitur nga autoritetet hungareze si një masë për “mbrojtjen e fëmijëve”, ndalon përfshirjen e përmbajtjeve që lidhen me personat homoseksualë dhe transgjinorë në tekstet mësimore, programet televizive, filmat dhe reklamat që transmetohen para orës 22:00. Kritikët e kanë krahasuar këtë akt ligjor me ligjin famëkeq rus kundër “propagandës homoseksuale”.

Në mendimin e saj 69-faqësh, Ćapeta thekson se ligji nuk mbështetet në prova shkencore, por në paragjykime dhe vlerësime subjektive. Sipas saj, kjo qasje përforcon një ide të rrezikshme se jeta e personave homoseksualë dhe transgjinorë nuk ka të njëjtin vlerë apo status me atë të personave heteroseksualë.

“Efekti stigmatizues i këtij ligji krijon një klimë armiqësie ndaj personave LGBTI, duke ndikuar ndjeshëm në identitetin, vetëvlerësimin dhe vetëbesimin e tyre, veçanërisht te të miturit. Mungesa e informacionit mbi jetën LGBTI në hapësirën publike i pengon këta të rinj të kuptojnë se jeta e tyre nuk është jonormale, duke ndikuar në pranimin e tyre në shoqëri,” shkruan ajo.

Avokatja e Përgjithshme përfundon se, ndonëse pretendohet se ligji synon mbrojtjen e fëmijëve, në realitet ai i dëmton ata dhe përbën një shkelje serioze të dinjitetit njerëzor, të drejtës për jetën familjare dhe të parimit të mosdiskriminimit – të garantuara nga Traktatet e BE-së dhe Karta e të Drejtave Themelore.

Ajo gjithashtu vlerëson se ligji është në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Evropian për tregtinë dhe shërbimet audiovizive, të cilat ndalojnë kufizimet ndaj mediave nga ana e qeverive, përveç rasteve kur ekziston një interes publik i qartë dhe i justifikuar.

Megjithëse opinioni i Avokatit të Përgjithshëm nuk është detyrues për gjykatën, vendimet përfundimtare të GJED zakonisht pasqyrojnë këtë linjë argumentimi.

Pas miratimit të ligjit, Komisioni Evropian nisi një procedurë ligjore kundër Hungarisë. Kritikët kanë theksuar se ligji, pjesë e një pakete më të gjerë për “mbrojtjen e fëmijëve”, barazon përmbajtjen LGBTQ+ me abuzimin ndaj fëmijëve, gjë që konsiderohet veçanërisht stigmatizuese.

Në prill të këtij viti, parlamenti hungarez miratoi një amendament kushtetues që ndalon organizimin e ngjarjeve Pride dhe lejon përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës për identifikimin dhe ndëshkimin me gjoba të pjesëmarrësve.

Mbi 17 shtete anëtare të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, kanë nënshkruar një letër të përbashkët të iniciuar nga Holanda, duke dënuar ligjin dhe kërkuar që Hungaria të ndërmarrë ndryshime. Shumica e këtyre shteteve, së bashku me Parlamentin Evropian, janë bashkuar me Komisionin Evropian në procesin ligjor kundër Budapestit.

Qeveria hungareze ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar ndaj opinionit të Avokates së Përgjithshme.

Pas

Kurti: Shtesat për nënat lehona nga ky muaj, nga 170 euro, rriten në 325 euro

Para

Foto/ Ambasada Amerikane në Prishtinë kujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë: E mbani mend këtë ditë?

Para
Foto/ Ambasada Amerikane në Prishtinë kujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë: E mbani mend këtë ditë?

Foto/ Ambasada Amerikane në Prishtinë kujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë: E mbani mend këtë ditë?

 



Të Fundit

Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, reagon nënkryetari i sapozgjedhur, Endrit Braimllari

KAS i rrëzoi, PD çon në Kolegjin Zgjedhor tre qarqet e para! Pritet shorti për Korçën, Gjirokastrën dhe Kukësin

Trump: Nëse nuk do ta kisha dërguar Gardën Kombëtare, Los Angeles do ishte djegur

PD kërkoi rinumërim të votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

Marina meksikane sekuestron sasinë më të madhe të drogës në vend, kapen 42 tonë metamfetaminë në disa laboratorë

Austri, qeveria shpall 3 ditë zie kombëtare pas sulmit vdekjeprurës në gjimnazin e Grazit

Administrata Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator, kontrolli mbi programet e ndihmave i kalon DASH

Kryeministri Edi Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta politikanit Bujar Bukoshi

Takimet bilaterale/ Presidentja Osmani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Japoni

PD kërkoi pavlefshmëri të votave për qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.