10:26 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska, dyshohet si i përfshirë në korrupsion! Sekuestrohen 45 mijë euro

10:52 | 09/06/2025
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska, dyshohet si i përfshirë në korrupsion! Sekuestrohen 45 mijë euro

Millan Milliqeviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u arrestua të hënën, konfirmuan nga kjo parti, që është më e madhja opozitare në Republikën Sërpska të Bosnje e Hercegovinës.

Ministria e Punëve të Brendshme e këtij entiteti njoftoi se oficerët e Drejtorisë së Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska, nën mbikëqyrjen e Departamentit Special për Luftimin e Korrupsionit dhe disa departamenteve të tjera, kryen një aksion operativ të koduar “Blloku”.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se personat me inicialet M.M., M.D. dhe M.J. – të gjithë nga qyteti Teslliq – u privuan nga liria, nën dyshimet se kanë kryer vepra penale të ndikimit dhe pranimit të ryshfetit.

Në njoftim thuhet, gjithashtu, se oficerët e policisë kanë sekuestruar rreth 45.000 euro gjatë hetimeve në gjashtë muajt e fundit, me urdhër të gjykatës kompetente.

Këto para thuhet se buronin nga veprimet korruptive të personave të përmendur dhe se ato janë depozituar në depozitën e gjykatës.

Personat e privuar nga liria do t’i dorëzohen prokurorit kompetent të Prokurorisë së Republikës Sërpska brenda afatit ligjor, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e këtij entiteti.

Nga Partia Demokratike Serbe në Teslliq thanë se “kjo është një përpjekje e dukshme për frikësim politik, duke krijuar kaos dhe dhunë kundër vullnetit të shprehur të qytetarëve”.

Pas

Parakaloi rrezikshëm në rrugë duke i dalë përpara kamionit, gjobitet shoferi në Lezhë

Para

Manja: Dixhitalizimi i sistemit gjyqësor, një ndër investimet më të mëdha që kemi ndërmarrë! Në 2027, mikpresim Kongresin Botëror të Drejtësisë

Para
Manja: Dixhitalizimi i sistemit gjyqësor, një ndër investimet më të mëdha që kemi ndërmarrë! Në 2027, mikpresim Kongresin Botëror të Drejtësisë

Manja: Dixhitalizimi i sistemit gjyqësor, një ndër investimet më të mëdha që kemi ndërmarrë! Në 2027, mikpresim Kongresin Botëror të Drejtësisë

 



Të Fundit

Izraeli mesazh në persisht për qytetarët iranianë: Largohuni nga zonat që kemi në objektiv

Rrëzohet helikopteri në Indi, 7 të vdekur, përfshirë 1 fëmijë

“Shqetësim për atë që do të ndodhë më pas”, iranianët përgatiten ndërsa lufta afrohet

Kishin mbetur në det për shkak të problemeve me mjetet lundruese, Policia u vjen në ndihmë 8 personave në Dhërmi

I dyshuari kryesor për sulmet në Minesota, policia në kërkim të 57-vjeçarit Vance Boelter

Korçë/Finalizohet operacioni “Dozat”, arrestohet një i ri për shitje të kanabisit në Bilisht

Aksident në Korçë, përplasen dy automjete, një person përfundon në spital

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, Rrustemi: Zero tolerancë abuzuesve

Shkodër/Vijon operacioni policor “Koordinata”, asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike, procedohen zyrtarë lokalë

Gjermania, Franca dhe Britania të gatshme për bisedime me Iranin për programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.