20:19 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Farsa elektorale/Berisha publikon video: Momenti kriminal i ndarjes së parave për vota në Tiranë

12:19 | 09/06/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Farsa elektorale/Berisha publikon video: Momenti kriminal i ndarjes së parave për vota në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar publikisht, përmes një videoje të bërë virale në rrjetet sociale, një rast të dyshuar të blerjes së votave në zonën e Babrrusë në Tiranë, duke e cilësuar atë si “moment kriminal të ndarjes së parave për vota”.

Në një deklaratë të shpërndarë nga Zyra e Medias dhe Komunikimit e Partisë Demokratike, Berisha akuzoi qeverinë për një “farsë elektorale” dhe për përdorimin masiv të burimeve shtetërore në funksion të blerjes së votës, përpara dhe gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Narkoqeveria e Edi Ramës nuk u mjaftua me shpërndarjen e 76 milionë eurove për pensionistët, legalizimet masive, punësimet e jashtëligjshme dhe përdorimin e automjeteve të shtetit. Ajo kaloi në fazën kriminale të shpërndarjes së fshehtë të parave për blerjen e votës,” – u shpreh Berisha.

Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve për të fshehur gjurmët, qytetarë të vëmendshëm kanë arritur të filmojnë momentin konkret të shpërndarjes së parave.

“Kjo nuk ndodhi në zonat e thella, por në Tiranë, në mes të kryeqytetit, në Babrru. Videoja flet vetë dhe është provë e qartë e një krimi elektoral të organizuar,” – tha ai gjatë konferencës për shtyp.

Partia Demokratike thekson se ky është vetëm një ndër rastet e shumta të parregullsive dhe presioneve të dokumentuara gjatë procesit zgjedhor, ndërsa i bën thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me urgjencë.

Pas

Akuza për përdhunim dhe ngacmim seksual në Borsh ndaj të rejave, dy persona nën hetim

Para

Berisha: “Farsa nuk njihet kurrë! Këto fakte delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet”

Para
Berisha: “Farsa nuk njihet kurrë! Këto fakte delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet”

Berisha: “Farsa nuk njihet kurrë! Këto fakte delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet”

 



Të Fundit

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

Korçë/ Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

SHBA/ Kandidati për kryetar bashkie i New York-ut arrestohet nga agjentët e emigracionit

“Gjërat po ndryshojnë në botë”, Vuçiç kërcënon hapur: Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

“Izraeli po përdor celularët tuaj për të zbuluar vendndodhjen”, Irani ngre alarmin, këshillon qytetarët të shmangin përdorimin e WhatsApp dhe Telegram

Irani paralajmëron banorët e Tel Avivit dhe Haifës: Evakuohuni për të shpëtuar jetën

Baza sekrete iraniane që shqetëson Izraelin

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja përhapet në 6 bashki, e pranishme në 8 vatra

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.