17:10 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përmbyllet me sukses stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”

18:15 | 09/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përmbyllet me sukses stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” u përmbyll me një ceremoni të veçantë, të organizuar në Ditën e Vizitorëve të Shquar.
Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të larta nga Shqipëria dhe partnerët ndërkombëtarë, mes të cilëve Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, E Ngarkuara me Punë e SHBA, znj. Nancy Van Horn, Zv.ministri i Mbrojtjes z. Enkelejdi Joti, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Gjeneral LaPoint, Gjeneral McKinney si dhe komandantë të forcave e anëtarës të komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.
Të ftuarit ndoqën disa nga demonstrimet e trupeve në kuadër të kësaj stërvitjeje, që është një ndër operacionet më të rëndësishme për forcimin e sigurisë kolektive në rajonin euroatlantik.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Gjenerallejtënant Arben Kingji vlerësoi lart angazhimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe kontributin e aleatëve në realizimin me sukses të objektivave të përbashkëta. Ai theksoi se pjesëmarrja aktive e FA-ve, me trupa, mjete dhe infrastrukturë, përbën një tregues të qartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë së tyre për të përballuar sfidat e mjedisit të sigurisë bashkëkohore.
“Ky bashkëpunim i vazhdueshëm është një dëshmi e qartë e partneritetit strategjik dhe e përkushtimit të ndërsjellë për forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike. Stërvitja testoi në kohë reale gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe kapacitetet reaguese të forcave pjesëmarrëse, si dhe tregoi aftësinë tonë për të mbështetur operacione të përbashkëta në një mjedis kompleks e shumëdimensional”, u shpreh Gjenerallejtënant Kingji.
Stërvitja u zhvillua në disa vende të rajonit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Në fokus të veçantë ishte zhvillimi i aftësive për operacione të spektrit të plotë, duke përfshirë dislokimin e forcave, mbrojtjen nga sulme konvencionale dhe jo-konvencionale, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe realizimin e operacioneve të përbashkëta në mjedise shumëdimensionale.
Forcat shqiptare luajtën një rol kyç në drejtimin dhe zbatimin e skenarëve stërvitorë nga rajoni i Zall-Herrit, në bashkëpunim të ngushtë me Shtabin e Brigadës Shumëkombëshe dhe oficerë nga SHBA, Kosova dhe Kroacia.
Gjenerallejtënant Kingji falënderoi në mënyrë të veçantë Komandën e Forcave Amerikane për Evropën dhe Afrikën për zgjedhjen për të tretin vit radhazi të rajonit tonë si vend mikpritës të kësaj stërvitjeje madhore, duke e cilësuar atë si dëshmi të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“‘Defender Europe 25’ konfirmoi edhe një herë angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara si aleat strategjik në forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike,” nënvizoi ai, duke shtuar se “përballë kërcënimeve hibride dhe tensioneve rajonale në rritje, përgjigjja jonë është e qartë: stërvitje të përbashkëta, ndërveprim operacional dhe partneritet afatgjatë”, theksoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Pas

Irani do t’i paraqesë shpejt SHBA-së një propozim bërthamor

Para

Banorët e Jalës “përplasen” me policinë, kundërshtojnë ndërhyrjen e IKMT

Para
Banorët e Jalës “përplasen” me policinë, kundërshtojnë ndërhyrjen e IKMT

Banorët e Jalës “përplasen” me policinë, kundërshtojnë ndërhyrjen e IKMT

 



Të Fundit

Nis programi ‘Punësimi i të Rinjve 2024–2027’: 63.5 milionë euro për mbështetjen e të rinjve shqiptarë

“Britani/ Arrestohet Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje me gjakmarrje në Shqipëri”

Shembet gabina elektrike në fshatin Kukur, qindra familje pa energji

Evakuime masive nga Izraeli dhe Irani: qytetarë nga dhjetëra shtete largohen nga rajoni

Sondazh, shumica e gjermanëve tani kanë qëndrim negativ ndaj Izraelit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

“Burgim i përjetshëm për Kristian Cenajn, vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për një orë rolex

Vrasja e Kasen Kasmit në Itali: gjykata zbulon konfliktin për kontrollin e drogës

“Irani ashpërson qëndrimin: pa ndalimin e sulmeve Izraelite, negociatat janë të pamundura”

Të shtënat në Mirditë: qëllon me armë drejt banesës pas konfliktit familjar”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.