20:08 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kriset Trump dhe Elon Musk, betejë akuzash/ Topollaj:Marrëdhënia nisi interesante por Musk u tregua delirant, kërkonte protagonizëm

20:15 | 09/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kriset Trump dhe Elon Musk, betejë akuzash/ Topollaj:Marrëdhënia nisi interesante por Musk u tregua delirant, kërkonte protagonizëm

Në një intervistë për Fax News, diplomati Spartak Topollaj komentoi krisjen e fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, duke e quajtur një zhvillim të papritur, por të kuptueshëm, për shkak të protagonizmit të tepruar të Musk.

“E konsiderova një gjetje të mençur aleancën me njeriun më të pasur të botës, me Elon Musk. Njeriu më i fuqishëm i botës në kuptimin politik bëri mikun e tij më të ngushtë njeriun më të pasur të botës.”

Sipas Topollajt, marrëdhënia mes dy figurave të fuqishme ishte interesante, por gjithashtu e rrezikshme në natyrën e saj.

Ai theksoi se aleanca e tyre u konsumua shpejt për shkak të karaktereve të forta dhe mungesës së balancës në protagonizëm.

“Më ka lënë një shije të keqe delirizmi i tij (Musk). Ai donte të binte në sy. Bënte eksibicionistin.” – u shpreh Topollaj gjatë intervistës.

Topollaj u shpreh se Trump i ka ofruar Musk poste të rëndësishme në administratën e tij, duke treguar besim dhe përzgjedhje strategjike, por marrëdhënia nuk arriti të mbijetojë.

Sipas tij, nuk ishte Trump që gaboi i pari në këtë marrëdhënie.

“Trump e ka përzgjedhur Musk-un nga fusha më e pasur e botës, nuk e zgjodhi nga sporti ose arti. Ata e konsumuan njëri-tjetrin.”

Ndërsa krisja u bë më e thellë, akuzat nga ana e Musk ndaj Trump lidhur me përfshirjen në çështjen e famshme të Jeffrey Epstein shtuan tensionin. Musk ka akuzuar publikisht Trump për dijeni ose përfshirje në krimet e pedofilisë të lidhura me Epstein, të cilat kanë ngjallur shumë polemika dhe ka ngritur pikëpyetje për motivet e tij.

“Nëse ti ke pasur dijeni për këtë dosje, pse zgjodhe ta financosh administratën e tij?”- u shpreh Topollaj.

Topollaj nuk përjashton mundësinë e një pajtimi mes dy figurave, duke theksuar se heshtja e Trump mund të jetë një shenjë reflektimi, ndërsa Musk është tërhequr disi, duke shfaqur pendesë.

“Historia ka treguar që dy njerëz shumë të pushtetshëm mund të ecin paralelisht. Kushtetuta amerikane i jep fuqi të plotë presidentit. Unë shpresoj se mund të ketë një rregullator mes tyre.” – theksoi ai.

Pas

Irani do t’i paraqesë SHBA-së një propozim bërthamor, Teherani: Pala amerikane ta shfrytëzojë këtë mundësi!

Para

Diplomati Topollaj: Putinit çdo ditë i shtohet ideja e çmendur për të sunduar botën

Para
Diplomati Topollaj: Putinit çdo ditë i shtohet ideja e çmendur për të sunduar botën

Diplomati Topollaj: Putinit çdo ditë i shtohet ideja e çmendur për të sunduar botën

 



Të Fundit

DASH ngre alarmin për Iranin: Thirrje urgjente për largim të menjëhershëm të amerikanëve

34 vite PS, Rama: Kur të mos jetë Gramozi në këtë oborr, atëhere shqetësohuni

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Petrit Hysës

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Irani rrit tensionet: Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet, reagimi do të jetë i menjëhershëm

Turki Al-Jasser, gazetari që parashikoi vdekjen e vet, ekzekutohet nga regjimi saudit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit pas sulmit: Khamenei nuk mund të lejohet të jetojë më

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.