16:37 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Berisha del nga SPAK: Gjyqtarja Irena Gjoka më ka kallëzuar për shpifje

11:05 | 10/06/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha del nga SPAK: Gjyqtarja Irena Gjoka më ka kallëzuar për shpifje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje, Berisha shprehet se është kallëzuar nga gjyqtarja Irena Gjoka për fyerje, por sipas kryedemokratit, ky kallëzim penal është i ngritur mbi bazën e shpifjeve. Madje për këtë, Berisha tha se ky kallëzim i ndikuar gjithashtu nga kryeministri, Edi Rama.

Kujtojmë se Berisha e ka akuzuar vazhdimisht gjyqtaren në fjalë, ndërsa së fundmi ka pretenduar se ajo rezulton e dënuar për falsifikim nga Kolegji Penal i Janinës. Ndaj saj, ka bërë edhe kallëzim në tetor 2023, pas vendimit të GJKKO për detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendi të kryetarit të Partisë Demokratike.

Kryedemokrati u paraqit në ambientet e SPAK-ut rreth orës 10:00 dhe u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me një hetim.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar KLGJ-së që t’i vërë në dispozicion dosjen e gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesa është bërë në datën 19 prill, kur u publikuan për herë të parë, fakte nga media greke për një urdhër dëbimi të dhënë për gjyqtaren Gjoka, nga policia e vendit fqinj. Pasditen e së martës është njoftuar nga KLGJ se kjo e fundit i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme të gjithë dosjen e gjyqtares, përfshirë edhe formularin e vetë-deklarimit, i cili konsiderohet si më kryesori në këtë rast.

Pas

Kapet me 25 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali. Sekuestrohen armë e para cash

Para

Kallëzimi i gjyqtares Gjoka për shpifje, Berisha pyetet në SPAK dhe sulmon gjyqtaren: Mashtruese ordinere, e nxitur nga Rama dhe Troplini ngre padi ndaj meje për fyerje

Para
Kallëzimi i gjyqtares Gjoka për shpifje, Berisha pyetet në SPAK dhe sulmon gjyqtaren: Mashtruese ordinere, e nxitur nga Rama dhe Troplini ngre padi ndaj meje për fyerje

Kallëzimi i gjyqtares Gjoka për shpifje, Berisha pyetet në SPAK dhe sulmon gjyqtaren: Mashtruese ordinere, e nxitur nga Rama dhe Troplini ngre padi ndaj meje për fyerje

 



Të Fundit

BE: Moska nuk ka besueshmëri për të ndërmjetësuar në marrëdhëniet Izrael-Iran

Irani: Asnjë negociatë me SHBA-në, sa kohë që vazhdojnë sulmet izraelite

Ndërlidhja energjetike e Shqipërisë, brenda vitit mbyllet interkonjeksioni 400 kv me Maqedoninë e Veriut! Po studiohet një e here me Greqinë

Rusia konfirmon dorëzimin e 6,060 kufomave të ushtarëve ukrainas dhe planifikon kthimin e më shumë trupave

Dhërmi /Arrestohen 2 të huaj për shitje të lëndëve narkotike në zonën bregdetare

Irani ekzekuton një shtetas të akuzuar për spiunazh për Mossadin

Samiti i SEECP, Begaj: Shqipëria e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian

Pakistani mbyll pikat kufitare me Iranin

Atentati në Lundër drejt zbardhjes, policia i kërkon kompanisë blerësin e motorit

“Na flakën në rrugë”, 47 punonjës të hekurudhës shqiptare humbin vendin e punës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.