15:21 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I vodhën para një taksisti dhe një punonjësi karburanti, arrestohet 23-vjeçarja në Kurbin! Në kërkim bashkëpunëtori i saj

09:46 | 13/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I vodhën para një taksisti dhe një punonjësi karburanti, arrestohet 23-vjeçarja në Kurbin! Në kërkim bashkëpunëtori i saj

Një 23-vjeçare është arrestuar në Kurbin në kuadër të operacionit të koduar “Couple” për zbardhjen e vjedhjeve. Sipas policisë, Flogerta Koçi, së bashku me 29-vjeçarin Emiljan Nikolli kanë kryer dy vjedhje.

Më datë 30 maj kanë vjedhur një shumë parash një drejtues taksie në fshatin Fushë Mamurras, dhe e kanë kanosur me armë.  Më datë 10 maj, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe me 23-vjeçaren i kanë vjedhur xhiron ditore.

Në kërkim është shpallur 29-vjeçari, i cili rezulton me precedentë të theksuar në vjedhje. Ndërkohë që materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë e Lezhës për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”, të kryera në bashkëpunim.

“Nga këto veprime dyshohet se 23-vjeçarja dhe shtetasi E. N., 29 vjeç, banues në Mamurras (i shpallur në kërkim), më datë 30.05.2025, në fshatin Fushë Mamurras, i kanë vjedhur një shumë parash, drejtuesit të taksisë ku ishte pasagjere shtetasja F. K., duke e kanosur me armë.

Më datë 10.05.2025, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe në bashkëpunim me shtetasen e ndaluar, i kanë vjedhur xhiron ditore.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. N..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”, të kryera në bashkëpunim.”, njofton policia.

Etiketa: Emiljan Nikollikurbin
Pas

Vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë në gjyqin për kopshtarin: S’dua të pyetem, s’kam çfarë të them

Para

Sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje në bregdetin e Golemit

Para
Sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje në bregdetin e Golemit

Sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje në bregdetin e Golemit

 



Të Fundit

U konflikuan në spitalin e Fierit, policia arreston dy të rinjtë

Uri ekstreme/ Programi Botëror i Ushqimit: Një e treta e palestinezëve në Gaza nuk kanë ngrënë prej ditësh

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Operacioni anti-drogë i SPAK, GJKKO liron një prej te arrestuarve, u ndalua gabimisht. Konfirmohen masat për 5 të tjerët

Situata e zjarreve/ Kryeministria jep të dhënat për çdo qark: 2 helikopterë hungarezë dhe 2 Canadair operuan në Vlorë

Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

Fëmijë dhe të rritur në panik/ Goma mori flakë, pasagjerët e American Airlines evakuohen nga avioni përmes rrëshqitëses së emergjencës

Mediat italiane pasqyrojnë zjarret në jug të Shqipërisë: Situatë kritike në Borsh, evakuohen turistë dhe banorë

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

Situata e vështirë me zjarret/ BE në ndihmë Shqipërisë, dërgon një avion zjarrfikës Canadair

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.