16:19 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Ndërlidhja energjetike e Shqipërisë, brenda vitit mbyllet interkonjeksioni 400 kv me Maqedoninë e Veriut! Po studiohet një e here me Greqinë

16:09 | 16/06/2025
në Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërlidhja energjetike e Shqipërisë, brenda vitit mbyllet interkonjeksioni 400 kv me Maqedoninë e Veriut! Po studiohet një e here me Greqinë

Brenda këtij viti pritet të mbarojë ndërtimi i linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni e Veriut, kjo vepër pritet të jetë një vlerë e shtuar sa i takon sigurisë energjetike në vend. Në rast mbiprodhimi ne mund të shkëmbejmë energji me Maqedoninë e Veriut dhe në rast nevoje do mund të marrim energji nga Maqedonia e Veriut.

Punimet për ndërtimin e kësaj linje të transmetimit të energjisë elektrike ka nisur në dhjetor të vitit 2023 dhe kostoja e saj përllogaritet në 70.1 milionë euro që është bashkëfinancim i bankës gjermane KFW, Bashkimit Evropian përmes WBIF dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit. (50,000,000 Euro kredi nga KFË, 14 mln euro grant nga WBIF, 1.1 mln euro grant BE-Gjermani dhe 5 mln euro OST).

“Jemi ende në fazë ndërtimore, pothuajse kanë mbaruar punimet civile dhe po punohet me pjesën elektro-mekanike, ndërtimi i shtyllave dhe do të vijohet me shtrirjen e përcjellësit. Linja fillon këtu ku jemi, nga Fieri, në Elbasan dhe deri në kufi me Maqedoninë e Veriut. I gjithë projekti pritet të finalizohet në fund të këtij viti”, tha Julian Angoni administrator i projektit.

Ky projekt që lidh për herë të parë sistemet energjetike të dy vendeve parashikon ndërtimin e linjës së re të transmetimit 400 kV midis Elbasanit dhe Qafë – Thanës, ndërtimin e linjës 400 kV, Elbasani- Fier, ndërtimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 3 dhe zgjerimin dhe përforcimin e nënstacionit Fier.

“Ky projekt do të thotë siguri nga ana energjetike, siguri në sistemin energjetik por edhe jemi të lidhur me të gjithë fqinjët. Në vitin 2005 kur ne kishim probleme me energjinë mund të merrnim energji vetëm nga Greqia, ndërsa tani jemi të lidhur Kosovën, Malin e Zi, presim me Maqedoninë, pra me të gjithë fqinjët”, thotë Angoni.

Një studim fizibiliteti po bëhet edhe për një linjë të re 400 kilovolt me Greqinë.

“Me Greqinë po bëhet studimi për një linjë të re, por kemi edhe linjën ekzistuese nga Zemblaku, Elbasan, Tiranë dhe vijon për në Malin e Zi”, thotë Angoni.

Paralelisht po punohet edhe për lidhjen nënujore me Italinë, ku institucionet shqiptare po kërkojnë fonde për të financuar studimin e fizibilitetit.

Pas

Rusia konfirmon dorëzimin e 6,060 kufomave të ushtarëve ukrainas dhe planifikon kthimin e më shumë trupave

Para

Irani: Asnjë negociatë me SHBA-në, sa kohë që vazhdojnë sulmet izraelite

Para
Irani: Asnjë negociatë me SHBA-në, sa kohë që vazhdojnë sulmet izraelite

Irani: Asnjë negociatë me SHBA-në, sa kohë që vazhdojnë sulmet izraelite

 



Të Fundit

Frika nga ekzekutimi, Khamenei zgjedh 3 pasardhës të mundshëm në rast se ai vritet nga Izraeli

Irani bën bilancin e sulmeve izraelite: mbi 400 të vdekur dhe 3500 të plagosur nga goditjet ajrore

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

Bizneset e arsimit në krizë: Tkurrja e popullsisë po ul ndjeshëm kërkesën

Turizëm në trafik – Kur rrugët zhbëjnë suksesin

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

Kosovë/ Rizgjidhet kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Serbia njofton pranimin e parave të para nga Plani i Rritjes

Tiranë/ Abuzoi me 11-vjeçaren, dënohet me 20 vite burg i riu

Khamenei përzgjedh 3 pasardhës në rast atentati, djali i tij mbetet jashtë listës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.