11:02 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Manja pret Presidentin e Eurojust, Michael Schmid: Shqipëria, model suksesi në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar

18:46 | 17/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manja pret Presidentin e Eurojust, Michael Schmid: Shqipëria, model suksesi në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar

Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me Presidentin e Eurojust, z. Michael Schmid, një mik i Shqipërisë dhe partner i çmuar në forcimin e drejtësisë ndërkombëtare.

Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Shqipërisë dhe Eurojust, ku vendi ynë cilësohet si një partnere serioze, efikase dhe aktive në fushën e ndihmës së ndërsjellë juridike. Ministri Manja theksoi angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve shqiptare në forcimin e shtetit të së drejtës dhe integrimin europian të vendit.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua Skuadrave të Përbashkëta Hetimore, një mekanizëm efektiv që ka treguar rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar transnacional. Përmes bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe autoriteteve partnere në Europë dhe Amerikën Latine, janë realizuar operacione të suksesshme që kanë goditur rrjetet kriminale ndërkombëtare.

Ministri Manja ritheksoi përkushtimin e Shqipërisë për të ndërtuar një sistem drejtësie efikas dhe të besueshëm, në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me standardet europiane. Ky takim përforcon edhe më tej partneritetin me Eurojust dhe rolin aktiv të Shqipërisë në arkitekturën e drejtësisë ndërkombëtare.

Pas

Zv/presidenti amerikan: Trump mund të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër programit bërthamor të Iranit

Para

Dorëzim pa kusht! Trump mesazh liderit suprem iranian në Truth Social: E dimë ku fshihet, nuk do ta vrasim! Të paktën jo për momentin

Para
Dorëzim pa kusht! Trump mesazh liderit suprem iranian në Truth Social: E dimë ku fshihet, nuk do ta vrasim! Të paktën jo për momentin

Dorëzim pa kusht! Trump mesazh liderit suprem iranian në Truth Social: E dimë ku fshihet, nuk do ta vrasim! Të paktën jo për momentin

 



Të Fundit

Krujë/Operacioni “Koordinata” godet kultivimin e kanabisit, arrestohen 3 persona

Qëlloi gardianin e burgut të Fierit me disa të tjerë, arrestohet 32-vjeçari, dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje

Komisioni i Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, Zhupa: Ligje me porosi për të fuqizuar klientët e pushtetit. Licensa për kanabis, si licensa për vota

Ekspertët: Sulmet bërthamore ndaj Iranit nuk pritet të shkaktojnë katastrofën e Çernobilit

Abuzimet me tenderat në ARRSH, SPAK përfundon hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

Turqia rrit masat e sigurisë ajrore dhe dënon sulmet izraelite ndaj Iranit

Raketa Starship e SpaceX shpërthen gjatë testimit në Teksas (VIDEO)

Iran/ Zbulohet bazë dronësh e dyshuar për spiunazh, 18 persona në pranga

Librazhd /Arrestohet një shtetas për kultivim kanabisi në Spathar, procedohet edhe kryetari i fshatit

Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Tale, shërbim 24/7 për pushuesit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.