02:33 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ambasadori i Izraelit: Kemi kërkuar nga SHBA-të vetëm pozicion mbrojtës

19:24 | 17/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasadori i Izraelit: Kemi kërkuar nga SHBA-të vetëm pozicion mbrojtës

Ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, tha për CNN se Izraeli ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një “pozicion mbrojtës” në konfliktin me Iranin, duke iu përgjigjur deklaratës së Presidentit Donald Trump se SHBA-të kanë kontroll të plotë mbi hapësirën ajrore iraniane.

“Nuk është detyra ime të flas në emër të Presidentit të SHBA-ve, ndaj nuk do të përpiqem ta shpjegoj atë,” u shpreh Leiter, kur u pyet nga gazetarja e CNN se çfarë nënkuptonte Trump me postimin në rrjetet sociale.

“Çfarë mund të them është se faktet janë të qarta. Ne kemi kërkuar nga SHBA-të një pozicion mbrojtës. Dhe jemi shumë mirënjohës për sistemet mbrojtëse që SHBA-ja ka vendosur në përdorim”, shtoi ai, duke përmendur sistemet e mbrojtjes raketore si THAAD, të cilat sipas tij kanë ndihmuar në “shpëtimin e qindra, ndoshta mijëra jetëve gjatë katër ditëve të fundit, që kur Irani ka nisur të gjuajë raketa balistike drejt qendrave të banuara”.

“Ky është kërkesa jonë dhe ajo që SHBA-të po ofrojnë,” vijoi ambasadori, duke shtuar se ndoshta Trump i referohej avionëve Lockheed Martin F-35 që janë përdorur nga Izraeli në mënyrë në mënyrë intensive.

Gazetarja Bash kërkoi sqarime mbi një pozicion të mundshëm ofensiv të SHBA-së në ndihmë të Izraelit.

“Jo. Kam qenë shumë i qartë, ne kemi kërkuar vetëm një pozicion mbrojtës. Ne kemi publikuar të gjitha informacionet që dimë për pozicionet iraniane në terren dhe administrata, pra Presidenti Trump, do të marrë vendimin për hapat që do të ndërmarrë”, deklaroi ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara.

Pas

Masakër në Nigeri! Lufta civile sjell 150 viktima pas sulmeve të fundit, si ka nisur konflikti mes fermerëve dhe barinjve

Para

Alarm në Lindjen e Mesme, Izraeli raporton se SHBA është gati të bashkohet në sulmin ndaj Iranit

Para
Alarm në Lindjen e Mesme, Izraeli raporton se SHBA është gati të bashkohet në sulmin ndaj Iranit

Alarm në Lindjen e Mesme, Izraeli raporton se SHBA është gati të bashkohet në sulmin ndaj Iranit

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.