17:11 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Presidenti i Republikës së Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit

17:21 | 19/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti i Republikës së Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit

Ceremonia e nderimit u zhvillua në ambientet e Ambasadës së Italisë dhe titujt e akorduar iu dorëzuan Drejtues i Lartë Neritan Nallbatit dhe Drejtues Alban Dautajt, nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Sh. T. Z. Marco Alberti. Në ceremoni morën pjesë dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, Zëvendësministri i Brendshëm, z. Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, Rektori i Universitetit të Tiranës, z. Artan Hoxha, si dhe Prokurori i SPAK, z. Adnan Xholi.

Titujt, vlerësim i lartë për kontributin që kanë dhënë strukturat respektive të Policisë së Shtetit, në marrëdhëniet policore bilaterale dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

Konkretisht, z. Nallbati u vlerësua për kontributin e tij vendimtar në forcimin e marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë, përmes veprimtarive të përbashkëta operative, krijimit të skuadrave të përbashkëta hetimore dhe ndalimit të shtetasve të rrezikshëm, në kërkim nga drejtësia italiane.

Z. Dautaj u vlerësua me motivacionin, bashkëpunim i përditshëm me Policisë italiane, kontribut në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe krijim të grupit trepalësh “Skënderbeg” (ndërmjet Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës, kundër terrorizmit ndërkombëtar). Gjithashtu, z. Dautaj është pikë referimi për çështjet e sigurisë dhe ka ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, Ambasadori Alberti u shpreh: “Puna e përbashkët midis Policisë italiane dhe asaj shqiptare është një nga arsyet kryesore që forcon bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Dy drejtuesit që sot marrin dekoratën janë elemente shumë të rëndësishme të Policisë së Shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të çmuar të bashkëpunimit me Italinë. Është një nder i veçantë që t’iu dorëzojmë sot, këto dekorata.”

Gjatë fjalës së mbajtur me rastin e marrjes së titullit, z. Nallbati, mes emocionesh, u shpreh: “Ky nderim nuk është vetëm një vlerësim personal për mua, por mbi të gjitha një mirënjohje për skuadrën e Policisë Kriminale dhe për bashkëpunimin e veçantë ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Policisë italiane. Një bashkëpunim i ndërtuar mbi besim, profesionalizëm, sinqeritet dhe përkushtim të ndërsjellë, që është konkretizuar me veprimtari të përbashkëta në terren dhe me përballje me sfida të përbashkëta. Faleminderit nga zemra, Presidentit të Italisë, për këtë vlerësim, si dhe faleminderit Drejtorit të Përgjithshëm, për mbështetjen në forcimin e bashkëpunimit mes dy policive. Një falënderim i veçantë i shkon dhe familjes sime, që ka përballuar me durim dhe sakrificë gjithçka që sjell jeta si oficer policie.”

Ndërkaq, z. Dautaj, gjithashtu i emocionuar, tha: “Ky titull vjen si finalizim i një marrëdhënieje të shkëlqyer, të ndërtuar ndër vite në fushën e sigurisë dhe në luftën kundër terrorizmit. Një falënderim i veçantë i shkon Zyrës së Interforcës së Ambasadës Italiane, të kryesuar nga miku im i veçantë, z. Gava, për bashkëpunimin e shkëlqyer në shkëmbimin e shpejtë të informacionit, realizimin e operacioneve të përbashkëta dhe funksionimin shembullor të grupit operacional “Skënderbeg”, tashmë një histori suksesi. Një falënderim shkon dhe për Drejtorin e Përgjithshëm, për mbështetjen, vlerësimin dhe motivimin që na jep për përmbushjen e misionit.”

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar, për të vijuar bashkëpunimin solid dhe shumëdimensional me partnerët italianë, për përmbushjen e objektivave madhorë, goditjen e krimit të organizuar, kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve të të dyja vendeve.

Pas

Presidenti Begaj në vizitë zyrtare në Kalabri për të forcuar lidhjet me komunitetet arbëreshe

Para

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani: Është në paraburgim në shkelje të procedurës, hetimet nisën që në 2016, Meta u trajtua si nën regjimin Ayatollah-ut

Para
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani: Është në paraburgim në shkelje të procedurës, hetimet nisën që në 2016, Meta u trajtua si nën regjimin Ayatollah-ut

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani: Është në paraburgim në shkelje të procedurës, hetimet nisën që në 2016, Meta u trajtua si nën regjimin Ayatollah-ut

 



Të Fundit

Nis programi ‘Punësimi i të Rinjve 2024–2027’: 63.5 milionë euro për mbështetjen e të rinjve shqiptarë

“Britani/ Arrestohet Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje me gjakmarrje në Shqipëri”

Shembet gabina elektrike në fshatin Kukur, qindra familje pa energji

Evakuime masive nga Izraeli dhe Irani: qytetarë nga dhjetëra shtete largohen nga rajoni

Sondazh, shumica e gjermanëve tani kanë qëndrim negativ ndaj Izraelit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

“Burgim i përjetshëm për Kristian Cenajn, vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për një orë rolex

Vrasja e Kasen Kasmit në Itali: gjykata zbulon konfliktin për kontrollin e drogës

“Irani ashpërson qëndrimin: pa ndalimin e sulmeve Izraelite, negociatat janë të pamundura”

Të shtënat në Mirditë: qëllon me armë drejt banesës pas konfliktit familjar”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.