Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane, Amir Hatami paralajmëron se do të ketë një “përgjigje të fortë” ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
“Gjatë gjithë historisë sonë, ne jemi përballur me Amerikën shumë herë. Sa herë që ata janë përpjekur të vijnë për ne, kanë marrë një përgjigje të fortë”, tha gjeneral Major Amir Hatami.
“Ne do të luftojmë; ne do të luftojmë për lumturinë. Kemi pasur shumë martirë, por do të luftojmë me forcë dhe guxim. Duhet të jeni të sigurt për forcën tone”, tha ai.
Hatami, një nga gjeneralët më të lartë të Iranit, u emërua në këtë rol më pak se një javë më parë, ndërsa Irani riorganizoi udhëheqjen e tij ushtarake për të mbushur pozicionet e mbetura bosh pasi Izraeli vrau disa figura të larta në sulmet e tij të fundit.