10:10 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Dështon tentativa e 36-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kosovës

11:37 | 23/06/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dështon tentativa e 36-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kosovës

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.

Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese i kanë kritikuar partitë parlamentare për keqpërdorim të vakumit ligjor për bërjen e Kuvendit.

Ligjbërësit u mblodhën të hënën, për herë të 36 radhazi çdo të dytën ditë që nga 15 prill dhe u larguan shpejt si rendomë pa gjetur zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit politik. Ata do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të mërkurën e 25 qershorit.

Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

 

Kjo është hera e 27-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.

 

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta nuk përcakton ndonjë afat të qartë kohor për konstituimin e Kuvendit dhe ky boshllëk, sipas tij, po keqpërdoret nga partitë politike.

“Hartuesit e Kushtetutës nuk kanë mundur ta parashihnin këtë devjim, këtë destruksion, i cili në suaza normale nuk është dashur të ndodhte”, tha Kryeziu, duke iu referuar bllokimit të procesit.

Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse.

Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, tha se partitë politike po e shfrytëzojnë boshllëkun kushtetues për të fshehur, siç thotë, “paaftësinë që ka partia që ka fituar më së shumti vota për formimin e institucioneve”.

Mungesa e një afati ligjor, sipas tij, ka krijuar hapësirë për luftë të ashpër politike dhe inate partiake.

“Në këtë rast, them se përgjegjësia është e të parit, fituesit relativ, por edhe e të tjerëve, pa dallim, sepse nuk janë të interesuar si klasë politike për shtet dhe institucione, por për pushtet”, tha Baraliu.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur në fillim të qershorit se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

Edhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it [Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë] si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar javë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës.

Pas

Erion Braçe: Çmimet e frutave dhe perimeve në Tiranë, abuzim i pastër! Duhet ndërhyrje urgjente

Para

Kina thirrje për ulje të tensioneve Izrael-Iran për të parandaluar krizën ekonomike

Para
Kina thirrje për ulje të tensioneve Izrael-Iran për të parandaluar krizën ekonomike

Kina thirrje për ulje të tensioneve Izrael-Iran për të parandaluar krizën ekonomike

 



Të Fundit

Australia blen 11 anije luftarake nga Japonia për 6 miliardë dollarë

Thirrjet antishqiptare, reagon presidentja e RMV: Jemi të turpëruar. Jo urrejtje ndaj bashkëqytetarëve tanë

Kishte fshehur marokenin nën rimorkion e kamionit, procedohet 30-vjeçari në Qafë Thanë

Avokati reagon ndaj draftit të Kodit të ri Penal, Zhllima propozon nenin e fortë: Burgim të përjetshëm kush tenton instalimin e regjimeve autoritare

Detaje/ Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Vaun e Dejës. Nuk e pranoi asnjëherë vrasjen e kushëririt, hetohet në disa pista

Zonat e mbrojtura/ Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

U gjet i varrosur në një arë, policia jep detaje rreth ngjarjes së rëndë në Lipjan

SHBA kritikon arrestin shtëpiak të ish-presidentit brazilian: ‘Lëreni Bolsonaron të flasë’

EMRI/ Shpërthimi me tritol në garazhin e Elvis Kosovës, identifikohet autori

Zjarri masiv në Kaliforninë qendrore kërcënon shtëpitë, plagos 3 persona ndërsa flakët dalin jashtë kontrollit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.