07:03 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

UNESCO prezanton rekomandimet për platformat digjitale dhe median online në Shqipëri në tryezën e diskutimit

17:23 | 25/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
UNESCO prezanton rekomandimet për platformat digjitale dhe median online në Shqipëri në tryezën e diskutimit

Sipas rekomandimeve të studimit të udhëhequr nga UNESCO, çdo amendament ligjor në fushën e medias duhet të përfshijë përcaktim të qartë të medias online, platformave të mediave sociale, duke bërë të mundur dallimin midis përmbajtjeve profesionale dhe atyre individuale.

Këto rregullime duhet të jenë në të njëjtën linjë me kërkesat e BE-së, ndërkohë që flitet edhe për krijimin e një strategjie që të njohë gjuhën shqipe si gjuhë të monetizueshme sipas politikave të platformave të mediave sociale.

Medias i kërkohet të vendosë rregulla të qartë për politikat në median sociale, duke përfshirë qëllimet, përmbajtjen dhe role të ndara sa i përket lajmit në raport me median sociale.

Siguria digjitale, përdorimi i AI në media dhe c çështje të tjera ishin pjesë e rekomandimeve të studimit.

Një pikë e rëndësishme ka të bëjë me rolin e Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri, si pjesë e këtij procesi në vendin tonë.

“Tanimë hapat janë hedhur: Ne kemi Aktin e Shërbimeve Digjitale dhe Aktin Europian për Lirinë e Medias që vendosin standarde të reja, mbi qasjet kombëtare në administrimin e Platformave Digjitale. Këto Akte të rëndësishme na ndihmojnë ne, jo vetëm në rregullim, por edhe në përafrimin me standardet europiane dhe rikonfirmimin e angazhimin tonë ndaj pluralizmit dhe pavarësisë mediatike”, u shpreh kryetarja e AMA, Armela Krasniqi.

Në fund të vitit të kaluar, AMA miratoi rregulloren, “Për kërkesat e posaçme që ofruesit e Platformave të Shpërndarjes së Videove duhet të përmbushin për krijimin e ofrimin e sistemeve transparente, efektive e miqësore në përdorim”.

Kjo Rregullore trajton në mënyrë të posaçme rregullimin ligjor të Platformave të Shpërndarjes së Videove dhe synon gjithashtu të rregullojë kushtet e përgjithshme të ofrimit të përmbajtjeve audiovizive nga përdoruesit në këto platforma. Rregullorja nuk prek shërbimet mbështetëse të transmetimeve audiovizive, me qëllim kryesor ofrimin e programeve për informim, argëtim ose edukim.

“Këtë mund ta quaj si iniciativa e duhur për një treg mediatik, i cili sot është transformuar plotësisht nga teknologjia. Sot më shumë se kurrë ka nevojë për rregullim, që duhet të jetë universal dhe i gjithëpranuar.”

Ndryshimet konkrete në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, përveç platformave të Shpërndarjes së Videove kanë përfshirë edhe aspekte të tjera të rëndësishme të rregullimit siç janë, koncepti i bashkërregullimit  dhe vetërregullimin në përgatitjen e kodeve të sjelljes; Edukimin Mediatik dhe Transparencën e Pronësisë së Medias.

Iniciativa e UNESCO-s për Qeverisjen e Platformave Digjitale, u konkretizua vitin e kaluar në Kroaci me miratimin e Rrjetit Global të Rrjeteve.

Pas

Mbyllet Asambleja e SEPCA-s 2025: Proda kërkon anëtarësimin e Policisë së Kosovës

Para

Operacioni Xhaka drejt Milanit, Leverkusen ul pretendimet financiare

Para
Operacioni Xhaka drejt Milanit, Leverkusen ul pretendimet financiare

Operacioni Xhaka drejt Milanit, Leverkusen ul pretendimet financiare

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.