16:51 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Alarmi për “gjuhën e kaltër”, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia

18:51 | 25/06/2025
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Alarmi për “gjuhën e kaltër”, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur të ndalojë përkohësisht importin e deleve dhe dhive të gjalla nga Maqedonia e Veriut, pas konfirmimit të rasteve me sëmundjen virale “gjuha e kaltër” në këtë vend.

“Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Kosovës, nga sot ndalohet importi i ruminantëve të vegjël (dele dhe dhi) nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

AUV u bën thirrje të gjithë fermerëve, sidomos atyre që lëshojnë tufat në kullota afër zonave kufitare me Maqedoninë e Veriut, që të jenë të kujdesshëm, të mbajnë nën mbikëqyrje kafshët dhe të shmangin çdo kontakt me tufat e ardhura nga jashtë.

Po ashtu, autoritetet lokale janë ftuar të ndihmojnë në zbatimin e masave të kontrollit dhe ndalimit të lëvizjes së kafshëve në brezin kufitar.

Sëmundja “gjuha e kaltër” është një sëmundje virusale, e cila nuk është ngjitëse direkt nga kafsha tek kafsha apo nga kafsha te njeriu. Ajo transmetohet përmes insekteve të llojit Culicoides, dhe prek ruminantët shtëpiakë si gjedhët, delet dhe dhitë. Delja është më e ndjeshme ndaj kësaj sëmundjeje, ndërsa gjedhi mund të shërbejë si bartës pa shenja klinike.

AUV njofton se po ndjek nga afër situatën dhe do të zbatojë me rreptësi të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje në vend. Fermerëve u kërkohet që të zbatojnë masat e biosigurisë në fermat e tyre dhe të raportojnë menjëherë te veterineri çdo ndryshim në shëndetin e kafshëve.

Pas

Konflikti me Izraelin, mediat në Iran raportojnë 627 viktima

Para

Zef Shtjefni në Fax News: “Kjo PD nuk fiton kurrë”

Para
Zef Shtjefni në Fax News: “Kjo PD nuk fiton kurrë”

Zef Shtjefni në Fax News: "Kjo PD nuk fiton kurrë"

 



Të Fundit

Avioni Yak-18T rrëzohet jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën

Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme kundërajrore

Albpetrol reagon për ndotjen në Gorisht-Kocul: Po rehabilitojmë ndotjet e trashëguara, mbrojtja e mjedisit në fokus

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë ura shpirtërore mes Shqipërisë dhe Italisë

Konstituimi i Kuvendit, Kurti takon krerët e partive politike

Valë e të nxehtit përfshin Evropën Jugore, alarm për temperatura ekstreme dhe rrezik zjarresh në disa vende

Ky kanton në Zvicër nga shtatori 2025 do të ndalojë përdorimin e telefonave në shkolla

E djathta ekstreme kundër paradës së LGBTQ+, bllokon urën e Budapestit

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump

Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.