19:41 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

20:55 | 25/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0

Trupi i një 25-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy ditësh pas një tentative grabitje që përfundoi në mënyrë të përgjakshme është gjetur në fshatin San Severino di Centola, pranë një fushe sportive.

Pronari i vilës, një 60-vjeçar, sipërmarrës ndërtimi vendas, u paraqit në Prokurorinë e Vallo della Lucania së bashku me avokatin e tij dhe tregoi vendndodhjen e trupit.

Ai po hetohet për vrasje dhe fshehje të një kufome në Foria di Centola, në provincën e Salernos ndërsa ka pranuar se kishte qëlluar me armë zjarri gjatë grabitjes, rreth orës 22:00 të së dielës.

Një nga plumbat goditi për vdekje të riun shqiptar, trupi i të cilit u transportua nga vetë sipërmarrësi në një zonë të largët dhe u fsheh në bimësi, i mbështjellë në një thes.

Karabinierët e Kompanisë Sapri dhe një magjistrat ndërhynë në vendngjarje dhe urdhëruan marrjen e trupit dhe kryerjen e autopsisë, që do të realizohet në spitalin San Luca në Vallo della Lucania ndërsa rezultatet pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një anëtar tjetër i bandës u plagos rëndë dhe është i shtruar në spitalin “Cardarelli” në Napoli. Edhe për këtë rast, pronari i vilës po hetohet për shkaktim të lëndimeve të rënda ndërsa një i tretë, bashkëpunëtor i dyshuar, është ende në kërkim.

Hetimet e koordinuara nga Prokuroria e Vallo della Lucania synojnë të përcaktojnë me saktësi dinamikën e të shtënave dhe të sqarojnë se kush qëlloi i pari.

Gjatë grabitjes është vjedhur edhe një armë, e cila dyshohet se u përdor nga njëri prej grabitësve në shkëmbimin e zjarrit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin vendas dhe ka shkaktuar tensione të forta pasi familjarë dhe miq të viktimës, përfshirë gruan e tij dhe vajzën trevjeçare u mblodhën pranë banesës ku ndodhi ngjarja.

Sipas mediave lokale, rreth 30 qytetarë shqiptarë të ardhur nga Caserta janë parë në zonë në atë që përshkruhet si një “ekspeditë ndëshkuese”, por u shpërndanë pas mbërritjes së karabinierëve ndërsa zona vijon të jetë nën mbikëqyrje të rreptë.

Apeli i vjehrrës së të ndjerit 

Përpara se trupi i 25 vjeçarit të gjendej vjehrra e tij foli për mediat ku u shpreh:

“Duam trupin e djalit. Ai u vra dhe ndoshta u varros. Duhet të na e kthejnë. Ai duhej të martohej me vajzën time, kanë një fëmijë 3-vjeçar. Nuk kishte precedentë penalë. Nuk e di si u përfshi. Dinamika ende nuk është sqaruar.”

Edhe partnerja e të riut foli, duke përshkruar çastet pas të shtënave:

“Dy ditë më parë më thanë të shkoja urgjent në Vallo della Lucania, sepse burri im kishte hyrë në një shtëpi me dy të tjerë. Njëri iku, tjetri u plagos dhe burri im kishte vdekur. E kërkova në të gjitha spitalet, por pa rezultat. Pastaj erdhëm këtu.”

Sipas saj, i plagosuri në spitalin e Napolit i ka thënë:

“Pronari qëlloi burrin tim ndërsa po largoheshin dhe pastaj më qëlloi edhe mua. Më në fund, e zvarriti trupin e tij nga këmbët.”

Gruaja përfundon:

“Nuk kërkoj hakmarrje. Dua vetëm drejtësi. Nëse ai është vrarë, të paktën të kemi trupin që t’i bëjmë një funeral të ndershëm.”

Kërkimet për 25-vjeçarin përfunduan këtë të mërkurë ndërkohë që kishin nisur prej mëngjesit të së hënës, nën koordinimin e Karabinierëve dhe Mbrojtjes Civile. Telefoni i tij u gjet për herë të fundit pranë një zone pyjore, por pa gjurmë konkrete.

Ndërkohë, pronari i vilës ndodhet nën hetim për vrasje dhe lëndime të rënda, ndërsa Foria di Centola mbetet nën tension dhe në pritje të zbardhjes së plotë të të vërtetës.

Pas

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

Para

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Para

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm polak: Gara e armatimeve do ta përshpejtonte fundin e Putinit

Pas deklaratës së Trump, Netanyahu shpreh mirënjohje për mbështetjen në gjyqin për korrupsion

Kosova dështon për herë të 37-të të konstituojë Kuvendin

Deklaratë e fortë nga Trump: Gazetarët e lajmeve të rreme të CNN dhe NYT duhet të pushohen nga puna, njerëz të këqij!

Reforma e Autonomisë Spitalore merr jetë, Ministrja Koçiu diskuton rezultatet me drejtuesit e spitaleve dhe ekipin turk mbështetës

Gruaja gjendet e vrarë në shtëpi, bashkëshorti mbytet në liqen, hetime për vrasje-vetëvrasje

Gaza merr ndihmat e para mjekësore pas dy muajsh bllokadë

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit, mbështet sovranitetin e tij

Zbulohet identiteti i të riut shqiptar të vrarë nga biznesmeni italian gjatë një grabitjeje

Pas më shumë se tre muajsh, OBSH dërgon ndihmat e para shëndetësore në Gazë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.