03:32 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Meloni dhe Macron me mesazh për Trump: Lufta tregtare mes aleatëve nuk ka kuptim

07:19 | 26/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meloni dhe Macron me mesazh për Trump: Lufta tregtare mes aleatëve nuk ka kuptim

“Nuk jemi armiku, Donald”. Ia thonë në sy, edhe pse të mbrojtur nga salla e blinduar e samitit në Hagë. Duke folur për tarifat doganore, ekspozohen Giorgia Meloni, Emmanuel Macron dhe Recep Tayyip Erdogan. Secili në mënyrën e vet, të gjithë pa e prishur atmosferën. Të paktën këtu. Nga ana tjetër, Donald Trump nuk mund të përsërisë shfaqjet që i pëlqen t’i bëjë përpara gazetarëve, duke poshtëruar bashkëbiseduesit. Përdorin takt, sjellje të hijshme, parathënie që përkëdhelin: por në një mënyrë a tjetër ekspozohen. Me koncepte që përsëriten. “Zoti President – shprehet francezi, më pas edhe kryeministrja – një luftë tregtare mes aleatësh nuk ka kuptim”. Sidomos kur po këta aleatë premtojnë miliarda, shumë miliarda, për mbrojtjen e përbashkët. Manjati dëgjon, herë pas here shfryn, por në fund: mund të kishte shkuar më keq. E konsideron samitin si një triumf, dhe për një herë, përmbahet.

I pari që del hapur është, siç u tha, Macron. Dhe, sipas burimeve të përbashkëta, shprehet pa doreza: “Një luftë tregtare – është thelbi i fjalëve të tij – është në kundërshtim me përpjekjet ushtarake për të cilat jemi angazhuar”. Përpjekje që, shton ai, janë kërkuar i pari nga vetë Trump. Prandaj, nuk duhet t’i shtypim partnerët. “Mes aleatësh – deklaron më pas – është shumë e rëndësishme të rikthehemi në një paqe të vërtetë tregtare dhe të ulim të gjitha barrierat doganore të ngritura”.

Por ajo që i befason disa kancelari është sidomos ndërhyrja e Melonit, në një vijë të njëjtë me Macron. Kryeministrja fillimisht i zgjat dorën Presidentit amerikan, duke shpjeguar se Roma është gati të mbështesë premtimet për shpenzimet ushtarake të përfshira në dokument. Ajo nënvizon fleksibilitetin dhe “rishikimin” e objektivave në vitin 2029. Por në një moment, fjala i kthehet tarifave. Dhe liderja i kujton Trump-it se barrierat doganore i shërbejnë kundërshtarëve. Shpenzimet në nivelin 5% për mbrojtjen dhe çështja e tarifave, është thelbi i fjalëve të saj, “përbëjnë një paketë të vetme”. Madje: janë “dy anët e së njëjtës medalje”. Për këtë arsye, duhet gjetur një marrëveshje, duke shmangur “luftërat tregtare mes nesh”. “Armiku është tjetër. Me siguri nuk është Perëndimi apo Europa”. Edhe Erdogan i bashkohet presionit. Kërkon një rishqyrtim, paralajmëron për gabime potencialisht fatale. Që Trump ta ketë kuptuar me të vërtetë mesazhin, mbetet për t’u parë. Por që ai ka qëndruar i ulur për të ndjekur të gjithë sesionin e punimeve – më shumë se tre orë – është e vërtetë. Dhe kjo është një lajm për europianët.

Çështja e tarifave doganore zbret sot në tryezën e Këshillit Europian. Macron, i cili synon të bëhet figurë udhëheqëse e kësaj beteje javët në vijim, ka ndërmend ta rikthejë problemin, duke treguar pengesën: Donald Trump. Tensioni, në fakt, është shumë i lartë: pak kush beson në një marrëveshje mes SHBA-së dhe BE-së përpara datës 9 korrik, kur skadon pezullimi i masave. Edhe Ursula von der Leyen është në alarm, sepse nuk mungojnë kritikat ndaj mënyrës së saj të menaxhimit. Si ato të kancelarit gjerman Friedrich Merz, që e ka akuzuar për mungesë krijimtarie dhe teprim burokratik në qasjen e saj ndaj manjatit. Meloni do të mbetet më e kujdesshme, për të ruajtur marrëdhënien me Uashingtonin. Por pikëtakimet me Macron për çështje të ndryshme po shtohen (thuajse për shkak të forcës së rrethanave). Ajo që është e sigurt, është se kryeministrja e ka ftuar atë në Romë për konferencën mbi rindërtimin e Ukrainës, në korrik. Për habi, Presidenti francez mund të thotë po.

Pas

“Donin të ndryshonin pushtetin me dhunë”, Serbia arreston 3 persona

Para

Irani paralajmëron vazhdim të aktiviteteve kundër Izraelit pavarësisht armëpushimit

Para
Akuzohen për lidhje me Mossad-in, Irani nis hetimet ndaj 23 të dyshuarve

Irani paralajmëron vazhdim të aktiviteteve kundër Izraelit pavarësisht armëpushimit

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.