11:45 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Tre javë në flakë, anija me 3 mijë makina përfundon në fund të detit

13:14 | 26/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tre javë në flakë, anija me 3 mijë makina përfundon në fund të detit

Një anije mallrash e gjatë 183 metra, e quajtur “Morning Midas” dhe e menaxhuar nga kompania Zodiac Maritime, është mbytur në ujërat ndërkombëtare të Oqeanit Paqësor, pas një zjarri që shpërtheu më 3 qershor dhe zgjati për rreth tre javë.

Anija kishte nisur udhëtimin më 26 maj nga porti i Yantait në Kinë, me destinacion Meksikën, duke transportuar mbi 3.000 automjete, përfshirë rreth 70 makina elektrike dhe 680 hibride, si dhe sasi të mëdha karburanti dhe vaji.

Sipas agjencisë AP, zjarri dyshohet se nisi në një nga kuvertat ku ndodheshin automjetet elektrike, me gjasë për shkak të baterive litium, të cilat mund të jenë përfshirë në flakë. Pamjet e para tregonin tymin që dilte nga pjesa e pasme e anijes. Përpjekjet për të shuar zjarrin rezultuan të pasuksesshme, duke detyruar evakuimin e 22 anëtarëve të ekuipazhit.

Pas shpërthimit të zjarrit, anija mbeti në mes të detit, derisa u fundos këtë javë në një thellësi prej rreth 5.000 metrash, afërsisht 700 kilometra larg brigjeve të ishujve Aleutian të Alaskës. Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë deklaruar se “nuk ka ndotje të dukshme” në sipërfaqe, megjithëse rreziku mjedisor mbetet i lartë për shkak të sasisë së naftës dhe makinave të mbytura.

Pas

Stuhitë godasin Francën, 2 të vdekur dhe 17 të plagosur

Para

Shkodër /Starton operacioni ndërkombëtar “LIQENI 2025” për sigurinë në zonat kufitare dhe ujore

Para
Shkodër /Starton operacioni ndërkombëtar “LIQENI 2025” për sigurinë në zonat kufitare dhe ujore

Shkodër /Starton operacioni ndërkombëtar “LIQENI 2025” për sigurinë në zonat kufitare dhe ujore

 



Të Fundit

Albulena Haxhiu, thotë se do të tërhiqet nëse deputetët nuk e votojnë në votim të fshehtë.

Deputeti i PD Flamur Noka sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Procesi për atentat: Plaurent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “Mu drejto me emër mua!”

“Ndoja në seancë: ‘Asnjë lidhje me të arrestuarit e tjerë, nuk kam pasur interes pasuror’”

BE nën presion për të çelur negociatat me Ukrainën, Von der Leyen: Ka bërë reforma edhe nën sulme

Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve.

Dëshmia e Arjan Ndoj për gjygjin e Plaurent Dervishajt

Halit Valteri paraqitet në SPAK për të dëshmuar

Deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për t’u pyetur si dëshmitar.

Sulmi ndaj SPAK: GJKKO lë në burg ish-zyrtarin Zambak Gjoni

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.