16:17 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasje mes dy anijeve në portin e Igumenicës, pa të lënduar

14:41 | 26/06/2025
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasje mes dy anijeve në portin e Igumenicës, pa të lënduar

Dy anije janë përplasur në portin e Igumenitsës pak pas orës 10:00 të mëngjesit të së enjtes.

Përplasja ndodhi kur anija ECO CATANIA e kompanisë italiane Grimaldi, e ngarkuar me mallra dhe me 34 anëtarë të ekuipazhit, po përpiqej të ankorohej.

Ajo ka goditur – në rrethana ende të paqarta –anijen e ankoruar KYDON PALACE të kompanisë greke Minoan Lines me 95 anëtarë të ekuipazhit.

Përplasja ka shkaktuar një të çarë të konsiderueshme tek anija e ankoruar.

Burime nga porti i Igumenicës bëjnë me dije se nuk ka pasur të lënduar. Gjithashtu nuk është vërejtur ndotje e detit nga karburanti i dy anijeve dhe as hyrje të ujit në to.

Autoritetet portuale po kryejnë një hetim paraprak për shkaqet e përplasjes, ndërsa është në zhvillim një inspektim teknik për dëmtimet e tjera të mundshme.

Të dyja anijet janë urdhëruar të qëndrojnë të ankoruara në port derisa të paraqitet një certifikatë lundrimi nga një kompani e klasifikuar për këtë raste.

Pas

Tiranë/Arrestohet shoferi që përplasi 3 fëmijë me monopatina,konflikte pronësie në kryeqytet, të përfshirë disa persona

Para

Matura 2025: Dalin rezultatet e Matematikës, 97.39% e maturantëve kalojnë provimin

Para
Matura 2025: Dalin rezultatet e Matematikës, 97.39% e maturantëve kalojnë provimin

Matura 2025: Dalin rezultatet e Matematikës, 97.39% e maturantëve kalojnë provimin

 



Të Fundit

Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet e tyre

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy persona mbeten të plagosur pranë stadiumit

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Hyri brenda dyqanit për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Mamurras

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta

Greqi/Makina goditet nga treni në Patra, ndërhyrje në kohë e zjarrfikësve

Kleana Xhuveli kërkon revokimin e dorëheqjes nga kandidimi në Qarkun Tiranë

Varshava tërheq ambasadorin e saj nga Hungaria

Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve

Mbretëri e Bashkuar/ Mosha e votimit në zgjedhjet e ardhshme elektorale do të ulet në 16 vjeç

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.