Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në kthesat e Murrashit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, kur një gur është shkëputur nga kodra dhe ka rënë në rrugë, duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por pritet njoftim zyrtar nga autoritetet.