10:42 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Fund luftës në Gaza”, Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes

15:21 | 29/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Fund luftës në Gaza”, Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje të dielën për përparim në bisedimet për armëpushim në konfliktin në Gazë, duke bërë thirrje që palët të pajtohen për t’i dhënë fund luftës 20-mujore.

Një zyrtar izraelit ka thënë se janë duke u bërë plane që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu të udhëtojë në Uashington në javët që vjen, sinjal që mund të ketë lëvizje për një marrëveshje të re.

Duke folur në kushte anonime, ky zyrtar nuk ka pranuar të diskutojë fokusin e vizitës.

“PAJTOHUNI PËR MARRËVESHJE PËR GAZËN. KTHEJINI PENGJET!!!”, ka shkruar Trump në rrjetin social, Truth Social të dielën.

Trump i ka shtuar pritjet për një marrëveshje prej të premtes, kur ka thënë se marrëveshja për armëpushim mund të arrihet javën tjetër.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai ka thënë se “jemi duke punuar për Gazën dhe po përpiqemi të kujdesemi për të”.

Ai ka bërë thirrje të vazhdueshme që Izraeli dhe Hamasi – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera, t’i japin fund luftës në Gazë.

Pavarësisht një armëpushimi tetëjavor të arritur teksa Trump niste mandatin presidencial, tentimet për t’i pajtuar palët për një marrëveshje të re, kanë dështuar.

Këshilltari i lartë i Netanyahut, ministri izraelit për Çështje Strategjike, Ron Dermer, pritet të udhëtojë në Uashington brenda ditësh për të negociuar armëpushimin.

Rreth 50 pengje vazhdojnë të jenë në Gazë, dhe më pak se gjysma e tyre besohet se janë gjallë. Ata janë pjesë e rreth 250 pengjeve që janë marrë nga Hamasi, grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – në sulmin kundër Izraelit, më 7 tetor 2023, duke nxitur kështu luftën që vazhdon tash e 21 muaj.

Si pasojë e luftës janë vrarë mbi 56.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës. Prej tyre, shumica besohet se janë gra dhe fëmijë.

Shpresat për marrëveshje janë rritur me përfshirjen e Trumpit në këtë çështje.

Hamasi ka thënë se është i gatshëm t’i lirojë pengjet në këmbim të përfundimit të luftës në Gazë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se do t’i japë fund luftës vetëm pasi të çarmatoset Hamasi, diçka që grupi e ka hedhur poshtë.

Pas

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, mbi 3500 vizitorë vetëm në muajin maj

Para

Zelensky nënshkruan dekretin për tërheqje nga Konventa për Minat Kundër Personelit

Para
Zelensky nënshkruan dekretin për tërheqje nga Konventa për Minat Kundër Personelit

Zelensky nënshkruan dekretin për tërheqje nga Konventa për Minat Kundër Personelit

 



Të Fundit

Zjarri te landfilli në Elbasan, Qani Xhafa: I qëllimshëm, për të zhdukur prova

Prej disa orësh e paralizuar/ Pala greke hap sportelin, nis lëvizja normale e mjeteve në Qafë Botë

Izraeli kryen sulme ajrore masive në Gaza, goditen 150 objektiva terroriste

Moska: 69 dronë ukrainas të shkatërruar gjatë natës

Liverpool në zi, mediat spanjolle raportojnë vdekjen e yllit të skuadrës

Të shtëna me armë jashtë një klubi nate në Çikago, të paktën 3 të vdekur dhe 16 të plagosur

Një ditë pas aksionit në Bankers për pastrim parash e evazion fiskal, vijon normalisht puna! Në pranga ra CEO e 9 të tjerë

Projektligji i Trump i afrohet miratimit final mbi taksat dhe shpenzimet

Shtatë të zhdukur pas një serie shpërthimesh në një depo fishekzjarrësh në Kaliforni

Dëm prej 10 mln dollarë, 4 aktivistë akuzohen për sulm në bazën ajrore britanike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.