14:07 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sezoni turistik – Policia monitoron zhurmat në zonat turistike në Gjirokastër, bizneset nën kontroll me matës akustik

12:59 | 30/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sezoni turistik – Policia monitoron zhurmat në zonat turistike në Gjirokastër, bizneset nën kontroll me matës akustik

Policia e Gjirokastrës ka intensifikuar kontrollet për ndotjen akustike në zonat turistike të qytetit, në kuadër të masave për sezonin veror.

Janë zhvilluar matje të nivelit të zhurmës në ambiente të hapura dhe të mbyllura, të cilat kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

Gjithashtu, janë kryer kontrolle për respektimin e orarit të lejuar për muzikë. Policia fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje që cenon qetësinë publike.

Njoftimi i policisë:

 

 

DVP Gjirokastër/Policia, kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat turistike të Gjirokastrës.

Në vijim të masave sensibilizuese, janë organizuar takime informuese me administratorë/pronarë subjektesh, kryesisht në zonat turistike, aktivitetet e të cilëve gjenerojnë zhurma nga muzika.

Gjithashtu, ka nisur zbatimi i detyrave të parashikuara në planin e masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.

Strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, gjatë ditëve të fundit, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike, kanë organizuar grupe kontrolli në terren.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës, disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zona turistike, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.

Matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar. Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurtë për banorët dhe vizitorët.

🛑 Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje 📞, duke iu garantuar ndërhyrje të menjëhershme ligjore.

Pas

Hyn në fuqi marrëveshja SHBA-BM për uljen e tarifave për prodhuesit britanikë të automjeteve

Para

“Rrugorja” e Lezhës bë bilancin për qershorin: U arrestuar 19 drejtues mjetesh dhe u vendosën rreth 3200 gjoba

Para
“Rrugorja” e Lezhës bë bilancin për qershorin: U arrestuar 19 drejtues mjetesh dhe u vendosën rreth 3200 gjoba

“Rrugorja” e Lezhës bë bilancin për qershorin: U arrestuar 19 drejtues mjetesh dhe u vendosën rreth 3200 gjoba

 



Të Fundit

Cërrik/ 34-vjeçarja humb jetën në banesë, dyshohet arrest kardiak

Elbasan/Procedime penale për vjedhje dhe dëmtim prone

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!

Tiranë /86-vjeçari bie nga pallati dhe humb jetën

Durrës, Policia vijon kontrollet për nivelin e zhurmave në zonat turistike

“Shkatërrues dhe klientelist!”/ Ina Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura

Mbi 30 të vdekur pas shpërthimit të një fabrike kimikatesh në Indi

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

Trump për Elon Musk: Pa subvencionet e qeverisë ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut

Kuvendi i Kosovës nuk arriti përsëri të konstituohet, duke regjistruar dështimin e 40-të

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.