15:35 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ligji i bashkëpronësisë, Mazniku: Zgjidhje e shpejtë dhe efektive e mosmarrëveshjeve në komunitet

15:00 | 30/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ligji i bashkëpronësisë, Mazniku: Zgjidhje e shpejtë dhe efektive e mosmarrëveshjeve në komunitet

Qeveria ka miratuar një projektligj të ri për bashkëpronësinë në banesat kolektive, i cili synon përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të përbashkëta dhe për të rritur cilësinë e jetës në komunitetet urbane. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, në komisionin për Ekonominë dhe Financat, bëri prezantimin e projektligjit “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.

Mazniku tha se ligji parashikon krijimin e një “libri të bashkëpronësisë” nga ana e bashkive, një dokument zyrtar që përshkruan qartë hapësirat e përbashkëta dhe detyrimet përkatëse për secilin banor.

“Janë 43200 banesa ose 40% e totalit të banesave të cilat janë objekte me shumë kate që do të thotë ka një situatë bashkëpronësie. Ligji vendos për mënyrën sesi funksionon bashkëjetesa e njerëzve pothuajse në 40% të qytetarëve të vendit. Një seri probleme të përditshmërisë, bashkëjetesës, së komunikimit, lidheshin me mënyrën sa administrohet bashkëpronësia.

“Ligji krijon detyrimin që për çdo objekt të dalë një certifikatë e përbashkët bashkëpronësie. Të gjithë elementët që janë pjesë e bashkëpronësisë shënohen një certifikatë pronësie specifike”, tha Mazniku. Sipas Maznikut, nisma krijon qartësinë se çfarë është prona në bashkëpronësi. “Nisma i vendos detyra çdo bashkie që të krijojë një libër bashkëpronësie e cila përmban llojin e ndërtesës, vitin kur është ndërtuar, organet e administrimit që ai ka, tipologjinë e ndërtesës”, tha Mazniku.

Mazniku tha se “çdo bashki duhet të mbajë një regjistër të të gjithë objekteve”. Ligji gjithashtu sipas ministrit “parashikon kategoritë e mirëmbajtjes të cilat ishin të pastrukturuara deri tani”. “Krijohet ndarja e fondit rezervë në disa kategori”, u shpreh Mazniku.

Me ligjin e ri, sipas Maznikut, do të fuqizohet roli i bashkive që do të mbajnë librin e bashkëpronësisë dhe i jepet mundësia të ndërhyjnë që elementë që janë caktuar në librin e bashkëpronësisë të cilat nuk po zbatohen, të zbatohen.

“Krijon një strukturë përgjegjëse për zgjidhjen e shpejtë dhe efektive të mosmarrëveshjeve për vlera deri në 800 mijë lekë, krijohet një komision në çdo bashki që funksion si entitet administrativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve deri në këtë vlerë, njerëzit mund ta vijojnë mosmarrëveshjen në gjykatë nëse nuk bien dakord” u shpreh Mazniku.

Mazniku tha se ligji është bazuar mbi modelin italian, francez, gjerman, por edhe nga vende si Kroacia dhe Sllovenia. “Ligji ka marrë eksperiencat më të mira të vendeve të ngjashme me ne dhe vendeve që janë më të avancuar se ne që kanë një histori të gjatë në mirëmbajtje, për të parë pak mekanizmat sesi mund të strukturonim një element më funksional”, tha Mazniku.

Pas

Bashkëpunim intensiv midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë

Para

Platforma e dialogut për median, Këshilli i Europës publikon rekomandimet për Shqipërinë

Para
Platforma e dialogut për median, Këshilli i Europës publikon rekomandimet për Shqipërinë

Platforma e dialogut për median, Këshilli i Europës publikon rekomandimet për Shqipërinë

 



Të Fundit

Edukim dhe diplomaci, veliera Mircea 86 vite në det! Ndalet në Durrës anija simbol e marinës ushtarake rumune

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi

Cërrik/ 65-vjeçari dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës në fshatin Shtërmen

Bllokimi i anijes me 850 mijë litra naftë/ 9 marinarët e huaj ‘ngecin’ prej muajsh në portin e Durrësit, s’marrin dot pasaportat! Federata e Transportit apel autoriteteve

Erdogan ripërsërit mbështetjen për Sirinë: Nuk do të lejojmë ndarjen e vendit

Arrestohet vëllai i deputetit të PS/ Drejtorit të kabinetit në bashkinë Peqin i gjendet në banesë municion luftarak

Fundjavë me shkelje të rënda në rrugë, Policia Rrugore intensifikon kontrollet dhe apelon: Mos luani me jetën!

“Sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse, Dumani i rrëmbeu kompjuterin”, GJKKO reagon pas deklaratës së Berishës

Lirohen nga qelia dy vëllezërit e arrestuar për produktet e skaduara, do hetohen në “arrest shtëpie”

SHBA: Nuk mbajmë përgjegjësi për sulmet e Izraelit në Siri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.