08:13 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Katari hedh kandidaturën për Botërorin e Klubeve 2029

15:14 | 01/07/2025
në Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Katari hedh kandidaturën për Botërorin e Klubeve 2029

Katari ka shprehur interes për të pritur Kupën e Botës për Klube 2029. Ashtu siç organizoi Botërorin e kombëtareve në vitin 2022, edhe për këtë turne ka hedhur kanidaturën për ta zhvilluar në tokën e saj dhe detyrimisht në stinën e dimrit, për shkak të temperaturave të larta.

Sipas “The Guardian”, zyrtarët e Katarit kanë zhvilluar tashmë diskutime me zyrtarë të lartë të FIFA-s gjatë edicionit aktual në Shtetet e Bashkuara, duke shprehur dëshirën e tyre për ta zhvilluar Kupën e Botës në Lindjen e Mesme pas katër vitesh.

Nëntë stadiumet e ndërtuara për Kupën e Botës 2022 në Katar janë ende në vend, me gjashtë prej tyre që përdoren rregullisht për të pritur ndeshjet e kampionatit arab.

Të gjitha mund të përdoren për të minimizuar kostot e organizimit dhe udhëtimet e tifozëve. Zhvendosja e këtij turneu në Katar dhe në periudhën e dimrit mbi të gjitha mund të kundërshtohej fuqimisht nga ligat evropiane. Megjithatë, klubet mund të kenë një mendim të ndryshëm, duke pasur parasysh shpërblimet financiare me FIFA-n që ka caktuar një fond prej 1 miliard dollarësh për këtë edicion dhe me shumë gjasa do të ofrojë shpërblime edhe më të mëdha për edicionin e dytë.

Katari është vendi i katërt që deklaron zyrtarisht dëshirën për të organizuar Botërorin për Klube, pasi Spanja, Maroku dhe Brazili kishin shprehur fillimisht kandidaturën e tyre për të pritur turneun ku marrin pjesë gjigantë të futbollit botëror.

Pas

Në 4 vite fiton 13,5 milionë euro, Daku rinovon me Rubin Kazanin me një kontratë marramendëse

Para

BE pret qeverinë e re të Kurtit, Kos në Shkup: Rajoni duhet të reformohet për të hyrë në “ligën” tonë

Para
BE pret qeverinë e re të Kurtit, Kos në Shkup: Rajoni duhet të reformohet për të hyrë në “ligën” tonë

BE pret qeverinë e re të Kurtit, Kos në Shkup: Rajoni duhet të reformohet për të hyrë në “ligën” tonë

 



Të Fundit

Kuvendi i Kosovës prej më shumë se tre muajsh i paralizuar, sot tentativa e 47-të për konstituimin e legjislaturës së re

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

Australiani tenton të thyejë vitrinën e Gurit të Fatit në Skoci, arrestohet

‘Paqe ose sanksione’, Trump vendos ultimatum 50-ditor për Putinin, masa edhe kundër shteteve që bashkëpunojnë me Rusinë

Amerikani që vrau babanë e tij dhe tregoi kokën në YouTube dënohet me burgim të përjetshëm

Ulet norma tavan e interesit për kreditë e vogla konsumatore në 62.2%

“Mbi 100 civilë vriten çdo ditë në Gaza”, ministri egjiptian në Bruksel: Turp për të gjithë ne

Shqipëria kryeson Europën për emigracion neto negativ në vitin 2024

Mjeku gjerman del në gjyq për vrasjen e 15 pacientëve të sëmurë rëndë

Tre persona humbën jetën nga një goditje rrufeje në rajonin Tula të Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.