15:39 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Flakë pa kontroll në Elbasan/ Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve përshkallëzohet, forcat në alarm gjatë gjithë natës

08:43 | 02/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flakë pa kontroll në Elbasan/ Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve përshkallëzohet, forcat në alarm gjatë gjithë natës

Situata në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan mbetet alarmante edhe në orët e vona të natës. Zjarri që ka përfshirë masivin e mbetjeve është thelluar dhe ka zënë përmasa shqetësuese, duke përfshirë më shumë se gjysmën e sipërfaqes.

Flakët janë të përqendruara në thellësi të mbetjeve, çka e bën ndërhyrjen tepër të vështirë dhe të rrezikshme. Aktualisht, në operacion janë të angazhuara 7 mjete zjarrfikëse, 4 fadroma, 2 ekskavatorë dhe 11 mjete të tonazhit të rëndë. Në terren ndodhen 25 efektivë zjarrfikës, 10 punonjës të subjektit të inceneratorit si dhe 8 punonjës të bashkisë së Elbasanit.

Puna po zhvillohet në mënyrë të alternuar, duke përdorur të gjitha kapacitetet logjistike për të lokalizuar dhe shuar vatrën e zjarrit. Autoritetet kanë konfirmuar se operacioni do të vijojë gjatë gjithë natës deri në neutralizimin e plotë të flakëve.

Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe përhapjes së tymit, qytetarët në zonat përreth këshillohen të shmangin qëndrimin afër vendgrumbullimit dhe të ndjekin njoftimet zyrtare. Bashkia e Elbasanit dhe shërbimi zjarrfikës janë në gatishmëri të plotë dhe vlerësojnë mundësinë e përforcimit të forcave nëse situata e kërkon.

Pas

Temperatura ekstreme, deri në 46 gradë celcius/ BE përballet me pasojat e krizës klimatike, zyrtarja e KE: Politikat “frikacake” pengojnë përballjen me emergjencën

Para

40 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, presidentja Osmani takon sot dhe nesër liderët politikë

Para
Çelja e kapitujve të anëtarësimit në BE, Presidentja Osmani përgëzon Shqipërinë: Hap që e sjell vendin më pranë një të ardhmeje të ndritshme dhe të begatë

40 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, presidentja Osmani takon sot dhe nesër liderët politikë

 



Të Fundit

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Elbasan/ Kthen lokalin në kazino ilegale, arrestohet 31-vjeçari në Belsh

Maqedonia e Veriut/ Kryeministri Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

Lavrov takohet me Kim Jong Un, Koreja e Veriut riafirmon mbështetjen e saj për veprimet ushtarake të Rusisë

Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.