11:25 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Afera CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj sfidon drejtësinë: Kushtetuesja shqyrton kërkesën për shfuqizimin e dënimit

09:16 | 02/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Afera CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj sfidon drejtësinë: Kushtetuesja shqyrton kërkesën për shfuqizimin e dënimit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë në seancë publike më 16 shtator 2025 kërkesën për shfuqizimin e dënimeve penale ndaj Kastriot Dajlan Ismailajt, ish-administrator i kompanisë DIA, i dënuar me 11 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash në lidhje me aferën e bujshme CEZ-DIA.

Kërkesa për gjykim është ngritur mbi pretendimin se vendimet e tre niveleve të gjyqësorit shqiptar nga Gjykata e Tiranës në vitin 2017, Gjykata e Apelit në 2018 dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në 2024 bien ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për një proces të rregullt ligjor.

Në thelb, kërkuesi pretendon se nuk janë respektuar të drejtat e tij procedurale dhe se vendimi përfundimtar i Gjykatës së Lartë është i papajtueshëm me parimet kushtetuese dhe ndërkombëtare. Kujtojmë se Kastriot Ismailaj u arrestua në vitin 2015 dhe u dënua me 11 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash në dëm të kompanisë CEZShpërndarje, nga e cila dyshohet se përvetësoi rreth 5 milionë euro përmes kontratës me kompaninë e tij, “Adriatic Development Corporation”. Ai u lirua nga burgu në shtator të vitit 2023 pasi kishte përfunduar së vuajturi dënimin.

Në vendimin e formës së prerë të gjykatave, përveç dënimit me burg, u urdhërua dhe konfiskimi i shumave milionëshe në dollarë, euro dhe lekë në llogari të kompanisë së tij.

Pas

Rama: Parku arkeologjik nënujor i Durrësit, ku çdo amorfë rrëfen

Para

“Në luftë, nuk ke kohë për burokraci”/ Dhjetëra ushtarë të shpëtuar nga vdekja, “shpikja” që po ndihmon ukrainasit në front

Para
“Në luftë, nuk ke kohë për burokraci”/ Dhjetëra ushtarë të shpëtuar nga vdekja, “shpikja” që po ndihmon ukrainasit në front

“Në luftë, nuk ke kohë për burokraci”/ Dhjetëra ushtarë të shpëtuar nga vdekja, “shpikja” që po ndihmon ukrainasit në front

 



Të Fundit

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.