17:18 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

09:24 | 02/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin e tyre më të nxehtë ndonjëherë, ndërsa vala e nxehtësisë vazhdon të përhapet nëpër Evropë. Shërbimi meteorologjik i Spanjës, Aemet, tha se qershori “jashtëzakonisht i nxehtë” – me një temperaturë mesatare prej 23.6 gradësh Celsius – “ka shënuar rekorde”, duke tejkaluar mesataren normale për korrikun dhe gushtin.

Në Angli, Zyra Meteorologjike tha se temperatura mesatare e qershorit prej 16.9 gradësh Celsius vendosi një rekord të ri për atë muaj, ndërsa Mbretëria e Bashkuar – në tërësi – regjistroi qershorin e dytë më të nxehtë që nga fillimi i matjeve në vitin 1884.

Portugalia kontinentale regjistroi, gjithashtu, një temperaturë rekorde ditore në qershor – prej 46.6 gradësh Celsius. Të dhënat mesatare mujore nuk janë publikuar ende. Në Turqi, zjarret detyruan dhjetëra mijëra njerëz të evakuoheshin, ndërsa në Itali dy persona humbën jetën për arsye që lidheshin me nxehtësinë. Në Francë, vala e të nxehtit vazhdoi në pjesën më të madhe të vendit edhe të martën – një ditë pasi shumë qytete përjetuan natën dhe ditën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në qershor.

 

 

Maja e Kullës Eiffel në Paris u mbyll për shkak të të nxehtit, ndërsa ministrja franceze e Klimës, Agnes Pannier-Runacher, e përshkroi këtë si një situatë “të paparë”. Për herë të parë në pesë vjet, rajoni i Parisit e aktivizoi alarmin e kuq – që është paralajmërimi më i lartë për nxehtësinë ekstreme – së bashku me 15 rajone të tjera franceze.

Në Itali, rajoni i Toskanës shënoi rritje për 20 për qind të pranimeve në spital, për shkak të problemeve që lidhen me nxehtësinë. Rajoni i Ballkanit, po ashtu, është përfshirë nga temperaturat e larta./REL

Etiketa: Anglia
Pas

“Në luftë, nuk ke kohë për burokraci”/ Dhjetëra ushtarë të shpëtuar nga vdekja, “shpikja” që po ndihmon ukrainasit në front

Para

Dokumentet që nevojiten për të përfituar nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

Para
Dokumentet që nevojiten për të përfituar nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

Dokumentet që nevojiten për të përfituar nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

 



Të Fundit

Episod i ri mes Macron dhe Brigitte, Zonja e parë e Francës nuk i jep dorën bashkëshortit teksa ajo zbret nga avioni në Londër

Akuza për persekutim ndaj grave, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste për liderët talibanë

Lojtari i Realit: Shpresoj të qëndroj këtu, Madridi planet tjetër

Shqipëria U-15, zgjidhet trajneri i ri i përfaqësueses

Ksamil/ Qarkullonte me pistoletë me municion luftarak në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari

Edi Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre nga detyra

Francë/ Zjarr në aeroportin e Marsejës, anulohen disa fluturime

Ervin Salianji nuk humbet kohë, njofton konferencë për mediat në selinë e PD. Ish-deputeti i rikthehet jetës politike

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

Rebelët Houthi sulmojnë anijen greke në Detin e Kuq, vrasin 3 marinarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.