00:51 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Një ditë pas aksionit në Bankers për pastrim parash e evazion fiskal, vijon normalisht puna! Në pranga ra CEO e 9 të tjerë

10:11 | 03/07/2025
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një ditë pas aksionit në Bankers për pastrim parash e evazion fiskal, vijon normalisht puna! Në pranga ra CEO e 9 të tjerë

Një ditë pas aksionit në zyrat e kompanisë Bankers Petroleum puna vijon normalisht. Burime zyrtare bëjnë me dije se aktiviteti vijon pa ndërprerje edhe në fushën e Patos- Marinzës. Bankers pritet të dalë ditën e sotme me një deklaratë zyrtare ndërsa edhe Prokuroria do të ketë një njoftim zyrtar në lidhje me të arrestuarit dhe akuzat që rëndojnë mbi ta.

Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao. Ai drejton prej disa vitesh, aktivitetin e Bankers Petroleum. Drejtuesë të tjerë të niveleve të larta po ashtu janë arrestuar. Në total bëhet fjalë për 10 persona ndaj të cilëve gjykata kishte firmosur urdhërat e arrestit, mes të cilëve 4 në arrest shtëpie. Ndërkohë, 4 të tjerë, të gjithë kinezë, të emëruar nga kompania mëmë, janë shpallur në kërkim.

Bie në sy arrestimi po ashtu dhe i ish-drejtorit, Leonidha Çobo. Një fakt ky që tregon se hetimet mund të jenë shtrirë edhe përpara vitit 2016, kur Çobo la drejtimin e Bankers, asokohe nën drejtimin e kanadezëve të cilët po finalizonin transaksionet e shitjes për kalimin e pronësisë te kompania kineze.

Dyshimet e prokurorisë së Fierit, e cila ka zhvilluar hetimet, janë për evazion fiskal dhe pastrim parash. “Bankers” dyshohet se ka akumuluar një borxh të konsiderueshëm ndaj shtetit shqiptar. Ajo është gjobitur më herët nga Autoriteti i Konkurrencës.

Kompania Bankers, ka qenë shpesh në përplasje me autoritetet fiskale për mos shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit shqiptar. Ndërsa me dhjetëra shoqëri shqiptare janë ankuar se për një kohë të gjatë nuk janë paguar nga Bankers, për shërbimet që i kanë ofruar kësaj kompanie.

Bankers po ashtu ka qenë në mënyrë të përsëritur në qendër të kritikave për mosrespektimin e parametrave mjedisor, apo për përdorimin e teknikave jo të përshtatshme në shfrytëzimin e nëntokës shqiptare.

Burimi i Patos Marinzës është më i madhi në Shqipëri. Siç edhe kompania vetë reklamon, ajo ka arritur të nxjerrë deri në 20 mijë fuçi në ditë, përpara rënies së çmimeve të naftës.

Bankers Petroleum hyri në tregun shqiptar në vitin 2004, pas firmosjes së një marrëveshjeje me autoritetet shqiptare për shfrytëzimin e burimit më të madh naftëmbajtës në bend, atë të Patos Marinzës.

Në vitin 2015, kompania kanadeze e listuar në bursë, nxori në shitje aksionet e saj. I gjithë transaksioni u finalizua në vitin 2016. Blerësi i kompanisë për një vlerë prej 407 milionë dollarësh, ishte kinezja GeoJade Petroleum Corporation, e njohur si një nga kompanitë më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës në Kinë, e listuar në Bursën e Shangait, me një vlerë kapitalizimi të tregut më të madhe se 3.6 miliardë dollarë kanadezë.

Pas

Projektligji i Trump i afrohet miratimit final mbi taksat dhe shpenzimet

Para

Të shtëna me armë jashtë një klubi nate në Çikago, të paktën 3 të vdekur dhe 16 të plagosur

Para
Të shtëna me armë jashtë një klubi nate në Çikago, të paktën 3 të vdekur dhe 16 të plagosur

Të shtëna me armë jashtë një klubi nate në Çikago, të paktën 3 të vdekur dhe 16 të plagosur

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.