02:51 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

21:18 | 03/07/2025
në Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

Reali i Madridit ka bërë histori para se të mbarojë Kupa e Botës për Klube. Me kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, të bardhët do të arrijnë 67 ndeshje zyrtare në sezonin 2024-25, duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave për më shumë ndeshje të luajtura nga një klub evropian në një sezon të vetëm.

Deri më tani, vetëm Liverpuli në sezonin 1983- 84 dhe Çelsi në sezonin 2012-13 e kishin arritur këtë shifër. “Los Blancos” sapo kanë barazuar rekordin e tyre të të gjitha kohërave për ndeshje të luajtura (66), të vendosur në sezonin 2001-02.

Nëse skuadra e Ksabi Alonsos kalon në gjysmëfinale, ata do të luajnë ndeshjen e tyre të 68-të. Dhe, nëse arrijnë në finale, ata do ta mbyllin sezonin me 69 ndeshje zyrtare, një shifër e paprecedentë në historinë e futbollit evropian.

Një moment historik që jo vetëm do të pasqyronte një rekord të ri, por edhe mbijetesën dhe përshtatshmërinë e ekipit në një kalendar që i shtyn ata deri në limit. Modriç dhe Valverde, në krye – Sezoni i Realit nuk ka pasur asnjë ndërprerje.

Liga e re e Kampioneve (me më shumë ndeshje), ndeshjet shtesë, Kupa e re “XXL” e Botës për Klube… kanë sjellë një sezon të pafundëm dhe gjithçka e ka shtyrë ekipin në limit, veçanërisht fizikisht. Nëse ka dy emra që simbolizojnë këtë fushatë pothuajse të pafundme, ata janë Federiko Valverde dhe Luka Modriç.

Uruguaiani mund të arrijë 72 ndeshje zyrtare, nëse ekipi arrin në finalen e Kupës së Botës për Klube. Ai tashmë ka luajtur më shumë se 5,300 minuta, një mesatare marramendëse prej 85 minutash për ndeshje. Modriç, nga ana e tij, vazhdon të sfidojë moshën.

Tashmë 39 vjeç, kroati mund ta mbyllë sezonin me 73 ndeshje midis Realit dhe ekipit të tij kombëtar. Një fakt që flet shumë për përkushtimin e tij. Ndërsa shumica e lojtarëve të elitës zakonisht arrijnë 60 ndeshje në një sezon, ai vazhdon të fitojë minuta dhe të udhëheqë ekipin. Modriç vazhdon të shfaqet kur është e nevojshme.

Pas

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Para

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Para
Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.