05:25 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Transformimi digjital, zbardhet marrëveshja 44 milionë euro me BE

07:35 | 04/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Transformimi digjital, zbardhet marrëveshja 44 milionë euro me BE

Shqipëria hedh një tjetër hap drejt modernizimit dhe përputhjes me standardet e Bashkimit Europian.

Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen me BE-në për transformimin digjital të vendit, me një fond total prej 44 milionë eurosh, nga të cilat 30 milionë janë grant i drejtpërdrejtë europian.

Programi parashikon investime në shëndetësi digjitale, edukim, siguri kibernetike dhe zgjerimin e infrastrukturës teknologjike. Synimi është digjitalizimi i shërbimeve publike, përmirësimi i aksesit për qytetarët dhe rritja e kapaciteteve në mbrojtjen kibernetike. Marrëveshja konsiderohet si një element kyç në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke forcuar lidhjen mes Shqipërisë dhe Europës edhe në aspektin teknologjik.

MARRËVESHJA

Marrëveshja prej 44 milionë eurosh ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian është ratifikuar dhe publikuar në Fletoren Zyrtare për programin operacional gjatë periudhës 2024-2027, që ka në fokus ekonominë dhe shoqërinë digjitale në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit “IPA III”. Kostoja totale e përllogaritur e këtij programi është 44 milionë euro dhe kontributi maksimal i Bashkimit Evropian për këtë program është vendosur në shumën 30 milionë euro, ndërsa 14 milionë euro ofrohen si bashkëfinancim i qeverisë shqiptare.

Përgjatë këtyre 3 viteve në vijim, kontributi i Bashkimit Evropian ndahet në 5 milionë e 850 mijë euro për 2025, 7 milionë e 150 mijë euro për 2026 dhe 11 milionë euro për vitin 2027. Instrumenti “IPA III” do të mbështesë digjitalizimin e të dhënave shëndetësore dhe krijimin e sistemeve që mundësojnë aksesin e tyre të sigurt nga qytetarët, duke përfshirë ata vulnerabël. Nëpërmjet aksesit “online” për informacionin e të dhënave të pacientit, do të shmangen testet ose trajtimet e panevojshme dhe do të përshpejtohet ofrimi i trajtimit ose procedurave të shpejta apo urgjente.

Nga ana tjetër, në fushën e edukimit digjital, do të ndihmojë në zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit deri në vitin 2026, duke mbështetur përmirësimin e zhvillimit profesional, reformën e kurrikulave të orientuara drejt TIK-ut, si dhe trajnimin e mësuesve mbi aftësitë digjitale. Ndërkohë, programi operacional synon të avancojë përpjekjet e vendit për të vijuar më tej procesin e digjitalizimit, e paralelisht do të mbështesë reformat sektoriale dhe përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të Bashkimit Evropian. Programi do të ndihmojë nëavancimin e përfshirjes sociale të komuniteteve me të ardhura të ulëta apo ato në zonat rurale. Gjithashtu, në fokus të instrumentit “IPA III” është edhe një studim fizibiliteti për vendosjen e infrastrukturës fikse të internetit me shpejtësi të lartë, që do t’u vijë në ndihmë qendrave shëndetësore dhe arsimore.

Pas

“Arratisja” e kapitalit, bizneset dhe individët shqiptarë kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

Para

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Para
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.