01:53 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas arrestimeve në doganën greke, pezullohet përkohësisht kalimi i mjeteve tregtare në pikën kufitare në Qafë Botë

09:21 | 04/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas arrestimeve në doganën greke, pezullohet përkohësisht kalimi i mjeteve tregtare në pikën kufitare në Qafë Botë

Në pikën kufitare të Qafë Botës, kalimi i qytetarëve dhe automjeteve private vijon normalisht edhe sot. Megjithatë, për shkak të një situate të krijuar në doganën greke të Mavromatit, është pezulluar përkohësisht qarkullimi i automjeteve që kërkojnë procedura doganore, përfshirë kamionët dhe mjetet me ngarkesa tregtare.

Ky pezullim vjen pas një operacioni të gjerë të autoriteteve greke, i cili ka çuar në arrestimin e 13 punonjësve të doganës së Mavromatit, përfshirë edhe drejtuesin e saj.

Sipas mediave greke, të arrestuarit dyshohen për përfshirje në një skemë korrupsioni dhe kontrabande, ku akuzohen për marrje ryshfeti dhe abuzim me detyrën.

Hetimet kishin nisur prej disa muajsh dhe janë mbështetur në përgjime telefonike, që zbulojnë komunikime të dyshuara mes punonjësve të doganës dhe personave të interesuar për kalimin e mallrave kontrabandë. Sipas raportimeve, në këmbim të pagesave të paligjshme, automjete të ngarkuara me mallra lejoheshin të kalonin kufirin pa iu nënshtruar kontrolleve të detyrueshme.

Si pasojë, është krijuar një bllokim i përkohshëm në qarkullimin e mallrave mes dy vendeve. Autoritetet greke pritet të marrin masa të reja për të rikthyer funksionimin e rregullt të pikës doganore dhe për të garantuar kontrollin e ligjshëm në kufi.

Pas

Valë dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës

Para

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për miqësinë dhe partneritetin strategjik

Para
Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për miqësinë dhe partneritetin strategjik

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për miqësinë dhe partneritetin strategjik

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.