06:03 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Procedohen penalisht 5 shtetas për aktivitete të paligjshme në liqen dhe në kalatë, në kuadër të operacionit “Komani”

12:53 | 04/07/2025
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Procedohen penalisht 5 shtetas për aktivitete të paligjshme në liqen dhe në kalatë, në kuadër të operacionit “Komani”

Në zbatim të planit operacional “Komani”, strukturat e Policisë në Shkodër kanë zhvilluar kontrolle intensive në zonën e liqenit të Komanit dhe kalatës përreth, me synim rritjen e parametrave të sigurisë për qytetarët dhe turistët, lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme, si dhe verifikimin e aktiviteteve ekonomike që ushtrohen në këtë zonë turistike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, u proceduan penalisht 5 shtetas që ushtronin veprimtari të paligjshme:

  • R. N., 24 vjeç – u kap në flagrancë duke transportuar vizitorë me varkë në liqenin e Komanit, pa e regjistruar aktivitetin në organet tatimore.

  • L. M., 36 vjeç dhe E. Q., 50 vjeç – transportonin secili nga 50 vizitorë me varka, pa lëshuar kuponë tatimorë për shërbimin.

  • Z. D., 70 vjeç dhe F. D., 48 vjeç – kishin zënë hapësirë publike në mënyrë të paligjshme dhe e kishin kthyer në parking me pagesë, pa autorizim dhe jashtë çdo rregullimi ligjor.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale:

  • “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”

  • “Moslëshimi i kuponit tatimor”

  • “Fshehja e të ardhurave”

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër deklaron se kontrollet në zonat turistike, veçanërisht në liqenin e Komanit, do të vijojnë me intensitet, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, mbrojtjen e hapësirave publike dhe formalizimin e çdo aktiviteti ekonomik.

Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm

Pas

Sali Berisha uron Donald Trump për Pavarësinë e SHBA-ve: Amerika ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e kombit shqiptar

Para

“Votim familjar nën mbikëqyrjen e kamerës së qeverisë”- Berisha publikon video të reja nga zgjedhjet e 11 Majit

Para
“Votim familjar nën mbikëqyrjen e kamerës së qeverisë”- Berisha publikon video të reja nga zgjedhjet e 11 Majit

“Votim familjar nën mbikëqyrjen e kamerës së qeverisë”- Berisha publikon video të reja nga zgjedhjet e 11 Majit

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.