13:16 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bashkëpunim i qëndrueshëm Shqipëri–Gjermani: Policia e Shtetit pajiset me teknologji të lartë nga BKA

14:26 | 07/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bashkëpunim i qëndrueshëm Shqipëri–Gjermani: Policia e Shtetit pajiset me teknologji të lartë nga BKA

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë dhe afatgjatë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në fushën e sigurisë, Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA) i ka dhuruar Policisë së Shtetit një donacion me pajisje të teknologjisë së lartë, në vlerën e rreth 100 000 eurove. Pajisjet përfshijnë kompjuterë të fuqishëm dhe monitorë profesionalë, të cilët do të përdoren nga Drejtoria e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale.

Donacioni u përshëndet gjatë një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në këtë aktivitet morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Sh.T.Z. Karlfried Bergner, drejtues të lartë të Policisë dhe përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, drejtori Proda falënderoi ambasadorin dhe BKA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite, duke theksuar se pajisjet do të përdoren me përgjegjësi të plotë për përmbushjen me efikasitet të detyrave funksionale të strukturave të specializuara të Policisë.

Nga ana e tij, ambasadori Bergner theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve në përballjen me sfidat e krimit të organizuar, duke garantuar vijimësinë e mbështetjes gjermane për Policinë shqiptare, përfshirë në fushën teknologjike dhe logjistike.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, në kuadër të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për sigurinë dhe sundimin e ligjit.

Pas

Kryemadhi i përgjigjet “flakë më flakë” Metës: Fans i Zegjinesë

Para

Korçë/ Inaugurohet godina e re e Konsullatës së Greqisë, në ceremoni marrin pjesë ministrat Hasani dhe Gerapetritis

Para
Korçë/ Inaugurohet godina e re e Konsullatës së Greqisë, në ceremoni marrin pjesë ministrat Hasani dhe Gerapetritis

Korçë/ Inaugurohet godina e re e Konsullatës së Greqisë, në ceremoni marrin pjesë ministrat Hasani dhe Gerapetritis

 



Të Fundit

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

Tiranë/Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk: Autori dhe një bashkëpunëtor në arrati, kapet një i dyshuar

“Trump dhe Putin me të njëjtën strategji për kërcënimin me armët bërthamore”, ish- drejtuesi i KGB: Medvedev, një idiot

Rrezikuan jetën e pushuesve, policia bllokon 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit

Plagosi me thikë dy persona pas një sherri, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Fier/Arrestohet në flagrancë një shtetas në “arrest shtëpie” për shkelje të masës së sigurisë

Skandal në Maqedoninë e Veriut! Kore anti-shqiptare gjatë ndeshjes zyrtare të basketbollit, i pranishëm edhe kryeministri Mickoski

Gjirokastër/U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.