19:08 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

12:42 | 08/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

Strugë, Maqedonia e Veriut, 8 Korrik 2025 – Sot u përurua zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë, një strukturë e re konsullore që synon t’i shërbejë më mirë qytetarëve shqiptarë në këtë zonë dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në ceremoni morën pjesë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani; Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë me Jashtë i Maqedonisë së Veriut, z. Timco Mucunski; si dhe përfaqësues të autoriteteve vendore, trupit diplomatik dhe komunitetit shqiptar.

Ministri Hasani e cilësoi hapjen e konsullatës si një veprim konkret për të ofruar shërbime konsullore më të aksesueshme për qytetarët dhe për të lehtësuar procedurat në periudha me fluks të lartë, veçanërisht gjatë sezonit turistik. “Kjo zyrë është një mjet i drejtpërdrejtë për të qenë më pranë qytetarëve tanë dhe për të ndërtuar bashkëpunim praktik në fusha me interes të ndërsjellë,” u shpreh ai.

Ai shtoi se konsullata do të ndihmojë gjithashtu në forcimin e lidhjeve mes institucioneve dhe komuniteteve në të dy vendet, duke krijuar hapësira për bashkëpunim ekonomik, kulturor dhe arsimor.

Ministrat Hasani dhe Mucunski zhvilluan gjithashtu një takim dypalësh ku diskutuan mbi bashkëpunimin rajonal, procesin e integrimit në BE dhe zhvillimet aktuale në Europën Juglindore. Të dy palët riafirmuan angazhimin për të çuar përpara marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në mënyrë pragmatike dhe të qëndrueshme.

Konsullata e re do të mbulojë zonat e Strugës, Ohrit, Manastirit, Kërçovës, Dibrës, Gjevgjelisë dhe Resnjës.

Pas

Kontrolle në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë” në Golem: Lirohen hapësira publike të zëna pa leje

Para

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerët e organizatës kriminale të narkoshtetit

Para
Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerët e organizatës kriminale të narkoshtetit

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerët e organizatës kriminale të narkoshtetit

 



Të Fundit

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

“Të rrisim presionin ndaj Putinit”, kancelari gjerman konferencë me kryeministrin britanik, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Papa Leo XIV planifikon vizitë në Turqi për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë

Gaza/ 2 të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

Fredi Beleri padit KQZ-në pas humbjes së mandatit si kryebashkiak i Himarës

‘Në Shqipëri të gjitha paketat e lançuara kanë degjeneruar në kaos’, Eksperti Enriko Cenko për paketën e maleve

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

Arrestohet efektiv policie në Kosovë, dyshohet si spiun i Serbisë

Rusia proteston kundër stërvitjeve ushtarake SHBA-Japoni

Trump: Do vendosim tarifa mbi 10 për qind për vendet më të vogla

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.