00:48 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Vengu, vizitë në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile: Rritje e kapaciteteve për modernizim të plotë

14:18 | 10/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Vengu, vizitë në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile: Rritje e kapaciteteve për modernizim të plotë

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Altin Kurti, vizitoi Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, ku u takua me efektivët e Forcave të Armatosura, që angazhohen çdo ditë në ndihmë të komunitetit për përballimin e situatave të vështira emergjente.

Gjatë kësaj vizite, ministri Vengu vlerësoi investimet e kryera në dy vitet e fundit në infrastrukturë, pajisje moderne dhe trajnime të specializuara, të cilat kanë sjellë një rritje të dukshme të kapaciteteve operacionale të kësaj baze. Ai theksoi se, këta janë vetëm hapat e parë drejt një modernizimi të plotë, ndërsa garantoi vijimësinë e mbështetjes nga qeveria shqiptare për fuqizimin e mëtejshëm të strukturës: “Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile luan një rol kyç në sistemin kombëtar të reagimit ndaj fatkeqësive natyrore. Më shumë se 500 efektivë angazhohen çdo vit, në mbi 50 operacione, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve”, – u shpreh ministri Vengu.

Ai vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si një element thelbësor për një reagim të koordinuar dhe efektiv në kohë reale ndaj çdo emergjence.

Në përfundim të vizitës, ministri i Mbrojtjes, shprehu mirënjohje për trupën e BMEC, duke falënderuar efektivët për përkushtimin, sakrificën dhe besimin që përcjellin tek qytetarët shqiptarë.

Pas

Finalizohet operacioni “Identiteti”, vihet në pranga 21-vjeçari që mashtronte me karta identiteti false

Para

Përleshje mes 4 vëllezërve dhe pesë të tjerëve në një lokal në Librazhd, dy të arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim

Para
Përleshje mes 4 vëllezërve dhe pesë të tjerëve në një lokal në Librazhd, dy të arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim

Përleshje mes 4 vëllezërve dhe pesë të tjerëve në një lokal në Librazhd, dy të arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.