13:53 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shijak/ Ndezi zjarr dhe dogji dy dynymë tokë bashkë me 169 rrënjë ullinj, në pranga autori i dyshuar! (EMRI)

16:41 | 10/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shijak/ Ndezi zjarr dhe dogji dy dynymë tokë bashkë me 169 rrënjë ullinj, në pranga autori i dyshuar! (EMRI)

Ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqje të madhe me ullinj dhe pemë frutore në Shijak, teksa rrezikoi të digjte edhe banesat përreth, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Policia e Durrësit bëri me dije sot se i arrestuari është Sokol Lamallari. Kurse shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë, duke shmangur përhapjen e vatrës dhe pasojat e tjera më të rënda.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Koxhas-Fushë, kishte rënë zjarr në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore, kanë reaguar menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit S. L., 50 vjeç, i cili u kap pranë parcelës, ndërkohë që zjarri ishte ende aktiv”, tha policia vendore.

Nga këqyrja paraprake rezulton se janë djegur 2 dynym tokë arë, në pronësi të D. G., si dhe 169 pemë ulliri dhe pemë të tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “shkatërrimi i pronës me zjarr”, sqaroi policia.

Pas

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

Para

“Rusia i ka kthyer shpinën armëpushimit”, Starmer dhe Macron premtojnë mbështetje për Ukrainën: Të detyrojmë Putinin që…

Para
“Rusia i ka kthyer shpinën armëpushimit”, Starmer dhe Macron premtojnë mbështetje për Ukrainën: Të detyrojmë Putinin që…

“Rusia i ka kthyer shpinën armëpushimit”, Starmer dhe Macron premtojnë mbështetje për Ukrainën: Të detyrojmë Putinin që…

 



Të Fundit

Begaj vizitë në Ohër, takohet me Ali Ahmetin: Mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike

Pukë/ Aksidentohet një turist kroat në aksin Qafë Mali – Fierz

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në Giro d’Italia dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik të Shqipërisë.

36 mjete lundruese të bllokuara, Policia Kufitare shpëton disa shiqiptarë e të huaj

Vazhdon aksioni në Theth, IKMT vijon edhe sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë

Vatër e re zjarri në malin “Vlashaj” të Shupenzës, situata përkeqësohet nga era

“Plazhi i lirë” – Procedohen 2 shtetas për pushtim të hapësirave publike në Golem

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.