20:05 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Priten pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata/ ISSH: Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale

07:32 | 11/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Priten pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata/ ISSH: Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale

Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pensioni mesatar i pleqërisë në nivel kombëtar për vitin 2024 arrin në 19,609 lekë, ndërsa masa mesatare e pensioneve për përfituesit e rinj të lidhur në të njëjtin vit është vetëm 17,022 lekë.

Një diferencë prej afro 2,600 lekësh  ose 13% sugjeron se qytetarët që dalin në pension në vitin 2024 kanë pagesa shumë më të ulëta krahasuar me gjeneratat e mëparshme.

Kjo tendencë mund të ketë pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata, veçanërisht nëse nuk shoqërohet me masa mbështetëse për përfituesit më vulnerabil. Sistemi publik i pensioneve është përballë sfidës për të siguruar një nivel të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, pavarësisht se kur dalin në pension.

 

Burimet nga ISSH-ja bëjnë me dije se pensionet e reja po dalin më të ulëta pasi nga periudhat të paplotësuara me vite sigurimi si rrjedhojë e informalitetit të lartë në tregun e punës gjatë tranzicionit.

 

Shumë prej përfituesve nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën e  sigurimit të kërkuar për pension të plotë. Reforma, për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2032 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032 dhe për të arritur 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056.

Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se më 2024 vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.

Në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre mbi 52 për qind morën pagesa të pjesshme në vitin 2024 sipas të dhënave zyrtare më 2024. Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023.

Për të mbyllur hendekun mes pensionit mesatar ekzistues dhe pensioneve të reja të lidhura në 2024, nevojiten politika disa drejtime.

Ekspertët dhe institucionet ndërkombëtarë rekomandojnë kombinim të politikave kundër informalitetit në tregun e punës, politika fiskale mbështetëse dhe një reforme të thelluar të formulës së pensioneve si mënyra më efektive për të ngushtuar hendekun mes pensioneve të vjetra dhe atyre të reja. Në të kundërt, ky hendek do të rritet në dëm të brezave të ardhshëm të pensionistëve./MONITOR

Pas

Kryeministri i Izraelit përcakton vijat e kuqe për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës në Gaza

Para

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, vdes 17-vjeçari në Itali

Para
Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, vdes 17-vjeçari në Itali

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, vdes 17-vjeçari në Itali

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.