04:04 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

17:04 | 14/07/2025
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

Komisioni Europian ka paraqitur sot, të hënën (14 korrik), një listë të dytë me kundërmasa të mundshme tregtare ndaj Shteteve të Bashkuara, me vlerë rreth 72 miliardë euro, në rast se dështojnë bisedimet aktuale për tregtinë mes dy palëve. Lajmi u bë i ditur nga Komisioneri Europian për Tregtinë, Maroš Šefčovič, pas përfundimit të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së për çështjet tregtare.

Në një konferencë për shtyp, Šefčovič deklaroi se Bashkimi Europian mbetet i përkushtuar ndaj një zgjidhjeje përmes negociatave, por gjithashtu po përgatitet për çdo skenar të mundshëm.

“Jemi të bindur se marrëdhëniet tona transatlantike meritojnë një zgjidhje përmes dialogut, që do të sjellë stabilitet dhe bashkëpunim të ripërtërirë. Por duhet të jemi të përgatitur për çdo rezultat,” theksoi ai.

Komisioneri kujtoi se paketa e parë e kundërmasave ndaj tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin, me vlerë 21 miliardë euro, është pezulluar deri më 1 gusht. Ndërkohë, sot u prezantua propozimi për një listë të dytë me produkte amerikane që mund të preken nga tarifat e reja, me një vlerë shumë më të lartë – rreth 72 miliardë euro. Ai theksoi gjithashtu se kjo nuk është masa e vetme në dispozicion: “Çdo instrument mbetet ende në tryezë”.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, e quajti “plotësisht të papranueshme” kërcënimin e presidentit amerikan për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve europiane.

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Haris Theocharis, deklaroi nga Brukseli se BE është e bashkuar dhe e përgatitur të mbrojë interesat e saj, nëse tensionet tregtare me SHBA-të përshkallëzohen.

“Me unitet, jemi të gatshëm të mbrojmë interesat europiane, nëse është e nevojshme,” tha ai pas përfundimit të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së për tregtinë.

Theocharis theksoi se në një mjedis të ndërlikuar gjeopolitik, tregtia nuk është vetëm një mjet ekonomik, por një burim fuqie për BE-në. Ai shtoi se përveç sfidave në marrëdhëniet me SHBA-në, në qendër të diskutimeve ishin edhe dinamikat e reja në marrëdhëniet me Kinën dhe marrëveshjet e fundit tregtare që ka arritur BE me vende të tjera.

Zyrtari grek konfirmoi se BE po përgatit një Samit të ri me Kinën në javët në vijim, duke theksuar se kjo ngjarje duhet të sjellë jo vetëm simbolikë, por edhe rezultate të prekshme. Ai përmendi gjithashtu marrëveshjen politike të arritur së fundmi mes BE-së dhe Indonezisë, duke e konsideruar një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të furnizimit për ekonominë europiane.

“Besojmë se fuqia e Bashkimit Europian do të rritet përmes përmbylljes me sukses të këtyre marrëveshjeve të rëndësishme,” përfundoi Theocharis.

 

Pas

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

Para

Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

Para
Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.