11:00 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tomi Huhtanen: Nuk mund të ketë integrim pa sundim të ligjit.Krimi, korrupsioni dhe abuzimet nuk fshihen dot nën qilim

10:41 | 16/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tomi Huhtanen: Nuk mund të ketë integrim pa sundim të ligjit.Krimi, korrupsioni dhe abuzimet nuk fshihen dot nën qilim

Gjatë konferencës së parë të përbashkët të organizuar nga Fondacioni Martens dhe Fondacioni “Liri dhe Demokraci”, drejtori ekzekutiv i Qendrës Martens, Tomi Huhtanen, theksoi se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor duhet të bazohet në standarde dhe merita, jo në kompromise politike.

Në fjalën e tij, Huhtanen u shpreh se krimi i organizuar, korrupsioni dhe problemet me sundimin e ligjit nuk mund të fshihen nën qilim, sidomos kur një vend ndodhet në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria ka bërë përparime mbresëlënëse, por ende ka shqetësime serioze për sundimin e ligjit, demokracinë dhe krimin e organizuar. Këto janë çështje që duhen adresuar para se të ndodhë anëtarësimi”, theksoi ai.

Sipas një sondazhi të realizuar nga Martens Center, që ai e përmendi gjatë fjalës së tij:

  • 91% e qytetarëve evropianë kërkojnë që vendet kandidate të kenë institucione të pavarura që garantojnë shtetin ligjor.

  • 38% janë pro zgjerimit, por kërkojnë ndryshime në mënyrën e zhvillimit të tij.

  • 78% duan më shumë transparencë mbi progresin e vendeve kandidate.

  • 64% interesohen për aspektet mjedisore në këtë proces.

Huhtanen solli si shembull rastin e Moldavisë, e cila, pavarësisht skepticizmit fillestar nga BE, ka përparuar me reforma dhe standarde, duke e shndërruar procesin e integrimit në një instrument transformimi.

Ai theksoi se procesi i anëtarësimit duhet të jetë një rrugë me dy kahje – vendet duhet të përmbushin kushtet, por edhe Bashkimi Evropian duhet të ofrojë mbështetje konkrete për reformat dhe zhvillimin e rajonit.

Në fund të fjalës, Huhtanen nënvizoi:

“Standardet dhe stabiliteti nuk janë në kontradiktë. Vetëm përmes meritës dhe reformave mund të arrijmë stabilitet të vërtetë. Ne kemi besim te Ballkani Perëndimor, besim te Shqipëria, por ende ka shumë punë për të bërë.”

 

Pas

Po digjte mbeturina në oborr, humb jetën tragjikisht 78-vjeçari në Kurbin

Para

Berisha në konferencën për integrimin në BE: Prioriteti ndaj stabilokracisë i hap rrugën autokracisë

Para
Tomi Huhtanen: Nuk mund të ketë integrim pa sundim të ligjit.Krimi, korrupsioni dhe abuzimet nuk fshihen dot nën qilim

Berisha në konferencën për integrimin në BE: Prioriteti ndaj stabilokracisë i hap rrugën autokracisë

 



Të Fundit

Sigurina ushqimore, Tatimet bëjnë ‘bilancin’: Bllokohen 63 tonë produkte pa faturë, 151 subjekte të kontrolluara në 9 ditë

“S’mund të jetë skenë e zakonshme nga një lagje e Shqipërisë 2030!”- Zaptimi i hapësirave publike, paralajmëron sërish Rama: Pako speciale ligjore për këtë soj dhunuesish

Zgjedhjet e 11 Majit, Aulon Kalaja padi në SPAK: Të sekuestrohen kutitë! Numëruesit bashkëpunuan me kandidatët dhe u kaluan votat! Janë grup i strukturuar kriminal

Kryenin shërbime dentare duke përdorur preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dentare dhe stomatologu

Tiranë/ Nuk ‘kapërdinë’ dot ndarjet dhe përndoqën ish të dashurat në rrjetet sociale, në pranga 2 të kërkuar!

Temperatura ekstreme dhe rreziqe për zjarre/ Sot mbledhje urgjente e Komitetit të Mbrojtjes Civile, ja çfarë u vendos

Përplasja e avionit në shkollë në Bangladesh me të paktën 27 viktima, studenti: Pashë shokun të më vdiste para sysh!

Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publike edhe pse me fletë-arrest ndërkombëtar

Forcat RENEA “zbresin” sërish në Sarandë, kontrolle intensive gjatë natës

Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.