13:12 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Gjykata Kushtetuese ndërron qëndrim: Opozita mund të çojë çështjet e mandateve në Kushtetuese pa kaluar nga Kuvendi

12:27 | 16/07/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata Kushtetuese ndërron qëndrim: Opozita mund të çojë çështjet e mandateve në Kushtetuese pa kaluar nga Kuvendi

Një zhvillim i rëndësishëm ka dalë në pah pas zbardhjes së plotë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili, ndonëse u shpall në muajin maj, u bë publik në tërësi më 10 korrik. Ky vendim jo vetëm që rrëzon pretendimet e opozitës në lidhje me mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, por në të njëjtën kohë shënon një rikthim të rëndësishëm në praktikën kushtetuese shqiptare: rivendosjen e të drejtës së një të pestës së deputetëve për t’iu drejtuar drejtpërdrejt Gjykatës Kushtetuese në rastet kur ka dyshime për papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti.

Ky vendim vjen si një korrigjim i një praktike të mëparshme të vetë Gjykatës Kushtetuese, e cila në disa raste kishte kufizuar rolin e opozitës duke e lidhur domosdoshmërisht shqyrtimin e çështjeve të papajtueshmërisë me vendimmarrjen e Kuvendit. Kjo kishte sjellë një ngërç institucional, veçanërisht në situata ku mazhoranca në Kuvend përdorte shumicën e saj për të bllokuar dërgimin e çështjeve në Gjykatën Kushtetuese – siç ndodhi me rastet e Olta Xhaçkës dhe Vullnet Sinajt.

Me zbardhjen e fundit, Gjykata Kushtetuese ka vendosur qartësisht se nëse Kuvendi nuk vendos të dërgojë një çështje të tillë për shqyrtim, atëherë 1/5 e deputetëve të Parlamentit – pra, të paktën 28 deputetë – kanë të drejtë ligjore dhe kushtetuese të ngrenë vetë çështjen në Gjykatë. Kjo rihap një rrugë të rëndësishme për opozitën dhe i jep një mjet të fuqishëm kontrolli në raport me mazhorancën parlamentare.

Ky interpretim i ri mbështetet në nenin 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili përcakton subjektet që mund të ngrenë çështje pranë Gjykatës Kushtetuese. Më konkretisht, në këtë nen thuhet se Gjykata mund të vihet në lëvizje nga një e pesta e deputetëve, ndër të tjera, edhe për të shqyrtuar çështje që lidhen me papajtueshmërinë në ushtrimin e mandatit parlamentar.

Njësoj, edhe Ligji nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, e përforcon këtë të drejtë. Në nenin 66 të këtij ligji thuhet qartë: “Për shqyrtimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e funksioneve të deputetëve, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të Kuvendit ose të një të pestës së deputetëve”.

Ky vendim mund të shërbejë si precedent i rëndësishëm në të ardhmen, duke garantuar balancat demokratike në Parlament dhe duke kufizuar mundësinë që shumica të përdorë pushtetin numerik për të shmangur kontrollin kushtetues. Në të njëjtën kohë, ai rivendos rolin thelbësor të Gjykatës Kushtetuese si arbitër i fundit në çështjet që prekin integritetin e përfaqësimit politik dhe respektimin e parimeve kushtetuese në ushtrimin e funksioneve publike.

PJESË NGA VENDIMI:

Gjykata thekson se qëllimi i kompetencës kushtetuese për kontrollin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nënkupton një gjykim në themel prej saj, në të cilin ajo vlerëson nëse veprimet konkrete të kryera nga deputeti janë të papajtueshme me mandatin e tij dhe në përfundim konstaton këtë papajtueshmëri, nëse është rasti. Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, kushtetutëbërësi ka parashikuar edhe një të dhjetën e deputetëve si subjekt q vë në lëvizje procedurën parlamentare për dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së dyshuar të deputetit për shqyrtim në themel në Gjykatë. Në këto kushte, në rastet kur Kuvendi vihet në lëvizje me mocion të një të dhjetës së deputetëve ose të Kryetarit të tij, ai (Kuvendi) ka detyrimin kushtetues për të filluar procedurën parlamentare për shqyrtimin e mocionit për dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatë.

Në rast të rrëzimit të mocionit të një të dhjetës së deputetëve të Kuvendit ose Kryetarit të tij, për rrjedhojë në rast të mosvënies në lëviz…

https://www.gjykatakushtetuese.gov.al/wp-content/uploads/2025/07/vend.3525.pdf

Pas

Kontroll blic në të gjitha burgjet e vendit, u kaluan në “sitë” kartelat e takimeve

Para

Të paktën 20 palestinezë të vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, GHF akuzon Hamasin

Para
Të paktën 20 palestinezë të vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, GHF akuzon Hamasin

Të paktën 20 palestinezë të vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, GHF akuzon Hamasin

 



Të Fundit

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

Tiranë/Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk: Autori dhe një bashkëpunëtor në arrati, kapet një i dyshuar

“Trump dhe Putin me të njëjtën strategji për kërcënimin me armët bërthamore”, ish- drejtuesi i KGB: Medvedev, një idiot

Rrezikuan jetën e pushuesve, policia bllokon 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit

Plagosi me thikë dy persona pas një sherri, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Fier/Arrestohet në flagrancë një shtetas në “arrest shtëpie” për shkelje të masës së sigurisë

Skandal në Maqedoninë e Veriut! Kore anti-shqiptare gjatë ndeshjes zyrtare të basketbollit, i pranishëm edhe kryeministri Mickoski

Gjirokastër/U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.