08:22 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sulmi me dronë në Moskë, 142 pajisje rrëzohen, dëme në kryeqytet

14:13 | 20/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulmi me dronë në Moskë, 142 pajisje rrëzohen, dëme në kryeqytet

Kryeqyteti rus u zgjua nga sulmet ukrainase me dronë në orët e para të së dielës. Disa ndërtesa në Moskë dhe periferitë e saj u dëmtuan si pasojë e shpërthimeve.

Si rezultat i sulmit, të gjitha aeroportet e Moskës pezulluan përkohësisht operacionet

Banorët në qytetin periferik të Zelenograd raportuan se dëgjuan shpërthime. Në fshatin Golube, vendasit thanë se shpërthimet ishin aq të fuqishme sa muret dhe dritaret u drodhën në shtëpitë e tyre.

Në rajonin e Kalugës, banorët raportuan gjithashtu se kishin dëgjuar fluturime të zhurmshme të dronëve dhe pretenduan se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, pretendoi se mbrojtja ajrore ruse se rrëzoi të paktën 16 dronë që po shkonin drejt qytetit.

Më vonë, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se forcat ruse rrëzuan 142 mjete ajrore pa pilot gjatë natës, përfshirë 27 mbi rajonin e Moskës.

Megjithatë siç ndodh zakonisht, autoritetet ruse nuk e publikuan shkallën e dëmit të shkaktuar.

Sulmet ukrainase vijnë pak kohë pasi në mediat ndërkombëtare u raportua se presidenti amerikan Donald Trump, kishte pyetur homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky nëse mund të sulmonte Moskën. Diçka e tillë u mohua nga presidenti amerikan, megjithatë Perëndimi po lëviz me shpejtësi për të furnizuar Ukrainën me sisteme armatimi me rreze të gjatë, që mund të godasin edhe brenda Rusisë.

Pas

Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari mbetet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

Para

Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

Para
Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

 



Të Fundit

Rama publikon pamjet: Rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë po asfaltohet

Zjarr në një lagje të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe banesat

Moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe kthjellime, parashikimi për ditën e sotme

Qindra fëmijë nga Gaza do të evakuohen në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor

Rebelët Houthi zhvillojnë sulme drejt Izraelit, goditen objektiva ushtarake në Tel Aviv dhe porti i Haifas

U aktivizua pas tërmetit 8.8 ballë, vullkani në Rusi shpërthen për herë të parë pas 5 shekujsh

Pengjet izraelite mbeten në Gaza, Këshilli i Sigurimit të OKB-së seancë të jashtëzakonshme për situatën

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.