12:26 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bllokimi i anijes me 850 mijë litra naftë/ 9 marinarët e huaj ‘ngecin’ prej muajsh në portin e Durrësit, s’marrin dot pasaportat! Federata e Transportit apel autoriteteve

15:24 | 21/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bllokimi i anijes me 850 mijë litra naftë/ 9 marinarët e huaj ‘ngecin’ prej muajsh në portin e Durrësit, s’marrin dot pasaportat! Federata e Transportit apel autoriteteve

9 marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat e tyre, ndërkohë që situata për mbijetesën e tyre bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Tonin Gjinaj, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, apeloi për ndërhyrjen e autoriteteve për të liruar marinarët, të cilët sipas tij janë liruar nga akuzat për kontrabandë nafte.

“Këtu ka disa anije që janë ndaluar dhe prej disa muajsh nuk marrin as paga dhe janë në vështirësi të ndryshme. E kemi ngritur problemin deri në ministri dhe kemi kryer takime me marinarët të cilët na thonë se janë pa ujë, pa ushqim dhe ndodhen në kushte të vështira jetike. I bëjmë thirrje organeve kompetente të hedhin syte nga marinarët përpara se të ikin dhe shijojnë rrezet e diellit.

Sot jam këtu të ndjek situatën. Ka një sindikatë të portit, e cila as don t’ia dijë për punonjësit. Apelojmë për stafin të cilët nuk janë pjesë e kontrabandës, aty ka kuzhinier të cilët vetëm kanë gatuar dhe mbahen aty.

Inspektoriati shteteror i punes nuk ka shkuar kurre tek këta marinarë. Drejtësia ka arritur deri në pikën që ka marrë pasaportat dhe u ka lënë masën detyrim paraqitje. 9 persona të cilët kanë pasur dhe probleme shëndetesore, ndodhen prej disa muajsh në anije pa rroga, pasi nuk mund të hapin llogari bankare në kushtet ku ndodhen.  Prokuroria ka perfunduar hetimet dhe policia nuk kthen pasaportat stafit, pasi ka ngërçe midis hallkave”, është shprehur Tonin Gjinaj.

Anija “Ayala Zanubia” u ndalua para 9 muajsh nga organet ligjzbatuese shqiptare, pasi u konstatua se kishte 850 mijë litra karburant që dyshohej se do të hidhej në tregun vendas. Operacioni policor çoi në bllokimin e anijes në radë, ndërkohë që 9 pjesëtarë të ekuipazhit, një shtetas egjiptian dhe 8 sirianë, mbetën të bllokuar. Koha e gjatë e qëndrimit në port ka bërë që ata të mbeten pa furnizim me ujë dhe ushqime, ndërsa në vështirësi të mëdha ekonomike janë edhe familjet e tyre në Siri dhe Egjipt.

Pas

Erdogan ripërsërit mbështetjen për Sirinë: Nuk do të lejojmë ndarjen e vendit

Para

Cërrik/ 65-vjeçari dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës në fshatin Shtërmen

Para
Cërrik/ 65-vjeçari dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës në fshatin Shtërmen

Cërrik/ 65-vjeçari dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës në fshatin Shtërmen

 



Të Fundit

Belsh-Cërrik, zjarrvënia e qëllimshme shkakton dëme të mëdha, arrestohet 64-vjeçari

Sillnin vajza nga Amerika Latine/ Prokuroria mbyll hetimet, çohen për gjykim 13 persona! Mes tyre 2 tutorë, 2 klientë

EMRI/ Punonjësi rrëshqiti nga skela në pallatin në ndërtim, procedohet administratori

Lapaj deklaron dorëheqjen nga mandati, fton dhe Shabanin që të bëjë të njëjtën gjë: T’i kalojë Greta Ambelit

“Kur hyje në klasa duhet të kaloje në pazarin e të brendshmeve!”- Rama në UBT: Me rektorin ishim në një gjatësi vale, na e bënte më të lehtë mungesa e flokëve!

“Miliona euro dëm Shqipërisë”, “Bankers” kërcënon me arbitrazh ndërkombëtar: Po shqyrtojmë të gjitha rrugët ligjore

Plagoset me thikë 24-vjeçari, paraqitet me urgjencë te Trauma

U lirua nga burgu rreth 2 javë më parë, Ervin Salianji paraqitet në Shërbimin e Provës

Debati për mandatin, Shabani publikon dokumentin: Në marrëveshje s’përmendet dorëheqja e listës së mbyllur

VIDEO/ Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.