Një qytetar nga Kavaja ka denoncuar një hall të madh sipas tij që i ka rënë komshiut, të cilit me sa duket ai po i shërben nëpër spitale. Gëzim Drogeja, 57 vjeç është pacienti që sipas fiqnjit të tij është në gjendje të rëndë, pasi mjekët e kanë sorollatur nëpër spitale pa i dhënë trajtimin e duhur.
Ai shkruan se nga Kavaja e dërguam në Durrës ku nuk e preku njeri më dorë, mandej erdhëm në Tiranë.” Ata në Tiranë na thonin sa iku kirurgu, ndërsa ortopedi vjen nesër. Nuk arrij ta besoj si ishin aq të qetë në një kohë që ky person po jepte shpirt”, thotë fqinji i të sëmurit duke shtuar se në këto momente 57-vjeçari ndodhet në një spital privat në Tiranë. Më poshtë denoncimi i marrë nga “JOQ”.