Sulmi i Kryeministrit ndaj portaleve i paraprin ligjit për mediat online që është rikthye në tryezën e punës së qeverisë. Opinion.al ka mësuar se ligji i amenduar “Për tregtinë elektronike” u është dërguar disa ministrive për mendim nga dikasteri që drejtohet nga Milena Harito.
Mësohet se drafti është i njëjti me atë që u pezullua 6 muaj më parë për shkak të kundërshtisë që hasi në publik. Tashmë që shumë portale i kanë dalë me sa duket nga kontrolli Kryeministrit, kufizimet me ligj është e vetmja mënyrë për t’u mbyllur gojën pak muaj para zgjedhjeve.
Burime të sigurta dhanë për Opinion.al se ligji ka mbërritur për mendim në disa ministri, të cilat pritet ti kthejë përgjigje zyrtare Ministrisë së Teknoligjisë së Infomacionit gjatë këtij muaji.
Drafti në thelb mbetet i njëjti, me disa ndryshime të vogla teknike, thanë burimet.
Dy ditë më parë, Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi në facebook akuzoi portalet dhe analistët se po hedhin balitë, “janë kthyer në parti të cacrtur”, tha ai, që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Në fund Rama paralajmëroi se këtyre po u vjen fundi…/Opinion.al