06:00 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ligji për mediat online, Harito: Në Janar do të jetë në Parlament

16:32 | 01/11/2016
në Politikë, Te Fundit
0

Ashtu siç Opinion.al raportoi edhe më herët, ligji për mediat online rikthehet sërish në vemendje të Qeverisë. Dhe kjo shpjegon deklaratën e fortë të Kryeministrit Edi Rama të dielën se “së shpejti portalistëve dhe analistëve do ju vijë fundi…”

Dy ditë pas deklaratës së Ramës, media mësoi se ky ligj është dërguar për konsulencë në disa ministri. Këtë e pohon edhe ministrja Milena Harito e cila në një intervistë për TCH tha se “qeveria do ta çojë ligjin në Kuvend brenda Janarit”.

“Nuk është se kemi ndonjë afat dhe nuk është se ka dhe ndonjë urgjencë për këtë, në këtë çështje sepse siç e thashë dhe një herë ligji ekziston, pra janë thjesht teknikalitete që po përmirësohen, por do të ndjeki procedurën e vet, nuk besoj se ja arrijmë këtë sesion, por besoj pas janarit do të jetë në Parlament”, thotë ministrja Harito.

Ndryshimet në ligjin për tregtinë elektronike, fillimisht u propozuan në mars të këtij viti. Por pas akuzave nga mediat online se drafti cenon lirinë e shprehjes qeveria nuk avancoi atë në Parlament.

“Ka qenë një proces konsultimi që zgjati më tepër seç duhej sepse pati një ndjeshmëri të shtuar dhe pati nevojë që të shpjegohej më gjerë. Një nga elementët pozitivë të konsultimit që ne bëmë është që portalet kuptuan që ishin pjesë e ligjit aktual dhe nuk e dinin këtë gjë sepse ligji i 2009-ës ka patur shumë më pak portale dhe shumë më pak aktive”, deklaron ministrja e Inovacionit.

Ligji është duke u konsultuar me të gjithë ministritë dhe do të vazhdojë procedurën normale”, u shpreh ajo.

Por cilat janë përmirësimet që sipas Haritos i janë bërë draftit që u paraqit në mars?

“Për t’ju dhënë një shembull ligji ekzistues thotë se nëse ka komente të padëshiruara online drejtuesit e portaleve janë të detyruar t’i tërheqin menjëherë. Menjeherë është një gjë e papërcaktuar kështu që ne kemi vendosur një orar 72 orë sipas direktivës së BE dhe të tjera përmirësime, saktësime si këto”, thotë ajo.

Pas

Video/ National Geographic publikon pamje ekskluzive nga momenti kur u hap varri i Jesusit

Para

Bruno po përgatitet këngën për tek “Kënga Magjike”?

Para

Bruno po përgatitet këngën për tek “Kënga Magjike”?

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.